Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohet përçarja në BDI në Saraj të Shkupit

Konfirmohet përçarja në BDI në Saraj të Shkupit

22 gusht-Në promovimin e një rruge lokale, i pranishëm ku ishte zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ka qenë i pranishëm vetëm fraksioni i Bexhetit, ndërsa munguan Aliti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Promovimi i një projekti infrastrukturor nga komuna e Sarajit ka zbardhur të vërtetën rreth përçarjes së thellë të degës së BDI-së në këtë rajon, që konsiderohet si bastion i partisë së Ali Ahmetit.

Në Saraj po thellohen edhe më shumë konfrontimet midis nënkryetarit të BDI-së dhe njëkohësisht kryetarit të degës në këtë rajon, Rafis Aliti me grupimin e udhëhequr nga ish-ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, i cili rreth tij ka edhe kryetarin e komunës, Bekim Murati.

Në promovimin e një rruge lokale, i pranishëm ku ishte zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ka qenë i pranishëm vetëm fraksioni i Bexhetit, ndërsa munguan Aliti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Atmosfera e promovimit të djeshëm konfirmoi edhe faktin e përkrahjes së Blerim Bexhetit nga ana e Musa Xhaferrit, i cili kohëve të fundit ka qenë në shënjestër të kritikave nga Rafis Aliti. Situata është e tensionuar në degën e BDI-së në Saraj dhe se ajo mund të eskalojë si në Kumanovë, pas emërimeve të disa drejtorëve në disa drejtori, që janë krahu i Blerim Bexhetit. Lidhur me këtë reagoi ashpër dega e BDI-së e udhëhequr nga Rafis Alit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *