Home / Lajme / Maqedoni / Konfirmohet vdekja e katër personave në rajonin e Tetovës, një vajzë e zhdukur

Konfirmohet vdekja e katër personave në rajonin e Tetovës, një vajzë e zhdukur

Tetovë, 04 Gusht – H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica janë katër viktimat nga moti i djeshëm i ligë në rajonin e Tetovës, konfirmoi sot në mëngjes Sektori për punë të brendshme.

H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica janë katër viktimat nga moti i djeshëm i ligë në rajonin e Tetovës, konfirmoi sot në mëngjes Sektori për punë të brendshme.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica.

“Të lënduar tani për tani janë 11 persona, më së shumti nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, tha Josifovski.

Në Tetovë, janë dëmtuar katër automjete nga rënia e degëve, pemëve, sendeve… Ende paraqiten dëme të shtëpive dhe objekteve të marra nga rrëshqitja e dheut.

Siç informon policia, edhe Ura e Vratnicës, Orashe dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *