Home / Lajme / Maqedoni / Kryqi i kuq nga Austria ne ndihme Tetoves

Kryqi i kuq nga Austria ne ndihme Tetoves

05 Gusht – Kryqi i Kuq i Austrisë sot dhuroi mbi 14.000 euro në krevatë elektrik, rafte dhe pajisje të tjera mjekësore

Kryqi i Kuq i Austrisë sot dhuroi mbi 14.000 euro në krevatë elektrik, rafte dhe pajisje të tjera mjekësore. Donacioni është dedikuar për institucione shëndetësor, por pjesa më e madhe për Qendrën Klinike të Shkupit dhe Spitalin Klinik të Tetovës.

“Donacioni do të shpërndahet në bazë të kërkesave dhe nevojave të institucioneve shëndetësore. Lista e spitaleve veçmë është bërë, por në mënyrë shtesë do të konfirmohet cilat prej tyre, të përgjithshme dhe klinike do të fitojnë donacion. Me Kryqin e Kuq austriak kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe qëllim të përbashkët – përmirësim të shëndetit të popullsisë, shërbimet shëndetësore dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi”, deklaroi zëvendësministri dikasterial Jovica Andonovski.

Në katër vitet e fundit Kryqi i Kuq i Austrisë siguroi 300 shtretër për institucionet shëndetësore të Maqedonisë.

“Donacioni i sotëm është konfirmim për rolin e Kryqit të Kuq në shoqëri, partneriteti i tij me vendin, sjellja shoqërore me përgjegjësi dhe kujdes për funksionim të mirë të sistemit shëndetësor” theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *