Home / Lajme / Maqedoni / Kthehet në shtëpi 14 vjeçarja nga Tetova

Kthehet në shtëpi 14 vjeçarja nga Tetova

17 gusht-Sipas Policisë së Maqedonisë, pasi që deri ditën e diel e njejta nuk ishte kthyer në shtëpi, familja kishte vendosur që largimin e vajzës ta denoncojë në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Është kthyer sot në shtëpi 14 vjeçarja nga Tetova e cila ishte larguar 5 ditë nga shtëpia. Ajo sipas informacioneve të policisë, është arsyetuar para familjes se me shoqe ka qenë në Ohër për pushime. Ndryshe, një familje nga Tetova që pesë ditë me radhë e kërkonte vajzën e tyre 14 vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Sipas Policisë së Maqedonisë, pasi që deri ditën e diel e njejta nuk ishte kthyer në shtëpi, familja kishte vendosur që largimin e vajzës ta denoncojë në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë.Rastin në Polici më 16 gusht e ka paraqitur nëna e vajzës 44 vjeçarja S.B ku sipas saj, vajza nga shtëpia është larguar më 12 gusht. “Vajza sot është kthyer tek familja dhe ka treguar se ka qenë me shoqet në Ohër dhe Strugë gjatë pesë ditëve të kaluara” njoftoi Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *