Home / Lajme / Maqedoni / Kundërpërgjigjet BDI

Kundërpërgjigjet BDI

13 gusht-
Pikërisht më të zëshmit sot, kanë patur rastin ta dëshmojnë patriotizmin e tyre, por sikur atëherë, edhe sot, ata s’kanë as guximin e as dijën, sepse veprimtaria dhe patriotizmi i tyre i vonuar janë të prodhuara në laboratore të huaja dhe të papranueshme për shqiptarët.

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shpreh keqardhje të thellë për nihilizmin esktrem dhe mosnjohjen elementare të shfaqur sot nga pseudosubjekte dhe individ në lidhje me Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

Për fat të keq, këto subjekte infantile sot e shpallën të vdekur flamurin kombëtar shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, univerzitetin shqiptar, komunat e udhëhequra nga shqiptarët, kulturën shqiptare, por edhe mbi 20.000 administrator shqiptar, mbi 4.000 polic dhe ushtar shqiptar dhe çdo të arritur tjetër si rezultat i luftës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Sot, këto subjekte dhe individ infantil shpallën të vdekur edhe garancën, përpjekjet dhe investimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian dhe të NATOsë të cilat janë bashkëautor dhe nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit.

Duke e ditur faktin që këto subjekte i shërbejnë ideologjive të huaja për shqiptarët, nuk habitemi nga mohimi i vazhdueshëm i çdo të arriture shqiptare në këto vite.

Pikërisht më të zëshmit sot, kanë patur rastin ta dëshmojnë patriotizmin e tyre, por sikur atëherë, edhe sot, ata s’kanë as guximin e as dijën, sepse veprimtaria dhe patriotizmi i tyre i vonuar janë të prodhuara në laboratore të huaja dhe të papranueshme për shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *