Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi do të debatojë rreth ligjeve për zvogëlimin e dënimeve

Kuvendi do të debatojë rreth ligjeve për zvogëlimin e dënimeve

25 gusht-Në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll të drogave mpirës dhe substancave psihotrope, të Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim, të Ligjit për hemikalje, të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, të Ligjit për prekursor, të Ligjit për shëndet publik, të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonik dhe sigurisë së radijacionit dhe të tjerë me procedurë të shkurtë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 64-të ku në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e disa ligjeve me procedurë të shkurtë nga fusha e bujqësisë, pylltarisë, shëndetësisë, punës, punëve të brendshme dhe të tjera me të cilat kryehet harmonizimi me përcaktimet e Ligjit për kundërvajtje.

Deputetët duhet ta konstatojnë nevojën për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për identifikim dhe regjistrim të kafshëve, të Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë, të Ligjit për blegtori, të Ligjit për prodhimeve me prejardhje të kafshëve, të Ligjit për venë, të Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenin e kafshëve, të Ligjit për prodhime organike bujqësore, të Ligjit për veterinari – preparate medicinale etj, me procedurë të shkurtë.

Në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kontroll të drogave mpirës dhe substancave psihotrope, të Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim, të Ligjit për hemikalje, të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, të Ligjit për prekursor, të Ligjit për shëndet publik, të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonik dhe sigurisë së radijacionit dhe të tjerë me procedurë të shkurtë.

Deputetët duhet të sqarohen për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimit, të Ligjit për prevencë, pengim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, të Ligjit për përdorimin e ligjit të shenjave, të Ligjit për organizime invalidore, të Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, të Ligjit për familje, të Ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, të Ligjit për shkelje të ligjit kundër rendit publik, të Ligjit për hulumtime dhe vulosje, respektivisht regjistrimin e armëve të zjarrit dhe municionit, të Ligjit për tubime publike, të Ligjit për armë dhe të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme etj, të gjitha me procedurë të shkurtë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *