Home / Lajme / Maqedoni / Lejet ndërtimore, Komuna e Gostivarit pozicionohet e para

Lejet ndërtimore, Komuna e Gostivarit pozicionohet e para

9 gusht-Për të kapërcyer pasojat e efekteve shkatërruese nga tërmete të mundshme, ligji për projektim dhe ndërtim, kërkon ekspertiza të detajuara të pllajave dhe trojeve ku projektohen ndërtimet.

Për dy vjet me radhë, komuna e Gostivarit vazhdon të qëndrojë në krye të listës në nivel republikan sa i përket ndarjes së lejeve për ndërtim, duke respektuar me rigorozitet rezistencës mekanike, qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen sizmike të ndërtimeve. Një klasifikim i tillë bëhet nga Instituti për Inxhinieri Sizmologjike në Shkup. Nga Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Gostivarit, deklarojnë që sipas të dhënave të Institutit, nga fillimi i dhjetorit të vitit 2013 dhe deri më korrik të vitit 2015, përgjigje pozitive për leje ndërtimi kanë marrë 221 persona fizik dhe juridik nga rajoni i Komunës së Gostivarit. Kjo shifër përbën 80 % të numrit të kërkesave. Për të kapërcyer pasojat e efekteve shkatërruese nga tërmete të mundshme, ligji për projektim dhe ndërtim, kërkon ekspertiza të detajuara të pllajave dhe trojeve ku projektohen ndërtimet.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *