Home / Lajme / Maqedoni / Lika: BDI nuk funksionon siç duhet, faji është tek Ali Ahmeti

Lika: BDI nuk funksionon siç duhet, faji është tek Ali Ahmeti

14 Gusht – Lika mohon se dikush do të formojë parti të re. Përkundrazi, Lika publikisht i hap front Ali Ahmetit, por brenda partisë që të kthejë principet themelore të BDIsë.

BDI nuk funksionon ashtu siç duhet, distancohet nga principet themelore për të cilat luftoi UCKja dhe të cilat u vendosën para formimit të partisë dhe përgjegjësi më të madhe për këtë ka Ali Ahmeti. Kështu ka deklaruar një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Ali Ahmetit, Hazbi Lika për gazetën “Dnevnik”, i cili ka vërtetuar pakënaqësitë e mëdha brenda kësaj partie, përcjell “lajmpress.”

Lika mohon se dikush do të formojë parti të re. Përkundrazi, Lika publikisht i hap front Ali Ahmetit, por brenda partisë që të kthejë principet themelore të BDIsë.

Lika as nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar ndërrimin e mundshëm të Ali Ahmetit, por është decid se BDIja është e tij aq sa është dhe e Ali Ahmetit.

Me këtë ka mohuar informacionet se ai, Fatmir Dehari, Zulfi Adili, Rafiz Aliti do të formojnë parti të re.

Nga incidentet e fundit në këtë parti, ndarjet janë shtuar dhe të pakënaqurit nuk përjashtojnë mundësinë e ndërrimit të Ali Ahmetit dhe një pjesë të strukturave udhëheqësve të partisë, ndër të cilët mund të jetë Musa Xhaferi. Kjo e hap dilemën se 14 vjet pas marrëveshjes së Ohrit dhe 13 vjet pas formimit të BDIsë, për herë të parë u bë e mundur që ndarjet e mëdha të rezultojnë me përçarje të partisë.

“Ahmeti duhej t’i menaxhonte punët. Por për fat të keq BDI u distancua nga idealet e 2001shit dhe të drejtat që duhej të realizoheshin ecin shumë ngadalë. Në vend se të flasim për NATO dhe BE ne ende flasim për implementimin e marrëveshjes” ka thënë Lika.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *