Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, policia përdor gazin lotsjellës për të zmbrapsur refugjatët

Maqedoni, policia përdor gazin lotsjellës për të zmbrapsur refugjatët

21 gusht-Lajmi bëhet i ditur nga një reporter i “Reuters”, i ndodhur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, i mbyllur vetëm një ditë më parë nga qeveria maqedonase, si shenjë paraprake për të ndalur fluksin e madh të emigrantëve ilegalë që shfrytëzonin Maqedoninë si vend tranzit për në BE.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Maqedoni kanë përdorur gazin lotsjellës gjatë së premtes, në mënyrë që të shpërndajnë mijëra emigrantë dhe refugjatë, të cilët po përpiqeshin të hynin në vend nga kufiri me Greqinë.

Lajmi bëhet i ditur nga një reporter i “Reuters”, i ndodhur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, i mbyllur vetëm një ditë më parë nga qeveria maqedonase, si shenjë paraprake për të ndalur fluksin e madh të emigrantëve ilegalë që shfrytëzonin Maqedoninë si vend tranzit për në BE.

Disa mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, shumica e të cilëve nga Siria, kaluan një natë të ftohtë në natyrë të hapur në zonën asnjanëse mes Maqedonisë dhe Greqisë, pasi Shkupi zyrtar shpalli të enjten gjendjen e krizës emergjente duke mbyllur efektivisht kufirin e saj jugor ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

Policë maqedonas të vendosur pas telave me gjemba përdorën edhe gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmën e irrituar që kërkonte të hynte në Maqedoni, me synimin për të kaluar më pas në veri drejt Serbisë e Hungarisë, si e vetmja mënyrë për të shkelur në zonën “Schengen”

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *