Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ka shërbimin më të keq shëndetësor në Evropë

Maqedonia ka shërbimin më të keq shëndetësor në Evropë

20 gusht-Të dhënat lokale janë të kombinuara me indeksin e shërbimit shëndetësor, I cili na siguron masën e matur të sistemit të secilit shtet. Kështu, Franca zë vendin e parë në Evropë me 82.58, kurse Maqedonia radhitet e fundit me 35.12.

Maqedonia ka shërbimin shëndetësor më të keqin në Evropë, ndërkohë që Franca disponon me shërbimin më të mirë shëndetësor, sipas hulumtuesit të pavarur “Qendra Numbeo”, njofton Business Insider, transmeton SHENJA.

Numbeo është një kompani e cila është themeluar në Serbi para 5 vitesh dhe në mënyrë periodike publikon renditjet e shërbimeve shëndetësore dhe anketave të tjera, duke analizuar kështu të dhënat e shkathtësisë, kompetencave të stafit, shpejtësia, pajisjet dhe çmimi. Numbeo udhëhiqet nga Mladen Adamovic, një inxhinier softverash I cili ka punuar për Google-n, Sungard dhe Troxo-n. Ai themeloi Numbeon me 2009.

Të dhënat lokale janë të kombinuara me indeksin e shërbimit shëndetësor, I cili na siguron masën e matur të sistemit të secilit shtet. Kështu, Franca zë vendin e parë në Evropë me 82.58, kurse Maqedonia radhitet e fundit me 35.12. Mbretëria e Bashkuar ka 73.88 pikë, duke e bërë atë ndër 12 të parat. Në vendin e 11 është edhe Turqia me 74.00 pikë, e cila radhitet para Britanisë.

Pas Turqisë radhiten gjithashtu edhe Spanja, Zvicra dhe Finlanda. Sipas BBC, reformat në Shërbimin Shëndetësor Nacional kanë qenë fokusi kryesor I zgjedhjeve në Britani. Një raport i publikuar në 23 tetor tregon se shërbimi shëndetësor në Angli mund të ballafaqohet me deficit deri më 30 miliard funta deri më 2020.

Sa i përket Ballkanit, Shqipëria prin e para me 67.41. Madje ajo radhitet edhe para Zvicrës dhe Italisë. Ndërkohë, në nivelin botërorë, Japonia radhitet e para me 87.07 pikë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *