Home / Lajme / Maqedoni / MBRONI KAFSHËT NGA PËRMBYTJET

MBRONI KAFSHËT NGA PËRMBYTJET

5 gusht-Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kafshë shtëpiake apo kafshë të shoqërimit, pronari apo fermeri janë t detyruar që të jenë të përgatitur nga fatkeqësia natyrore dhe duhet llogaritur në mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.

VEPRIMET PËR MBROJTJEN E KAFSHËVE

 Duke pasur parasysh gjendjen me përmbytjet në territorin e Republikës së Maqedonisë, Agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë ka përgatitur rekomandime deri te pronarët dhe fermerët e kafshëve në shikim apo drejtim për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.
 Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kafshë shtëpiake apo kafshë të shoqërimit, pronari apo fermeri janë t detyruar që të jenë të përgatitur nga fatkeqësia natyrore dhe duhet llogaritur në mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.
 Pronarët dhe fermerët e kafshëve duhet kohë mbas kohe të ndjekin situatën meteorologjike, veçanërisht paralajmërimet nga organet kompetente për rreziqe nga përmbytjet që të kenë mundësi në kohë për të bërë përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e kafshëve. Puna fillestare është që kafshëve t’ju sigurohet ushqim adekuat, ujë dhe strehim.
 Në qoftë se ekzistojnë paralajmërime për përmbytje, nëse ka mundësi para ardhjes së ujit kafshët të dislokohen në një lokacion të sigurt.
 Në qoftë se në afat të shkurtër kohorë është e patjetërsueshme ikja nga vendbanimi ku nuk keni mundësi që kafshët t’i merrni me vete, nëse është e mundshme që kafshët të dislokohen në një vend sigurt. Nëse janë në stallë dhe janë të lidhura, kafshët duhet liruar nëse u jepet mundësia, kafshët të dislokohen në një vend më të lartë ku rreziku nga përmbytja është më i vogël. Gjithashtu duhet hapur dyert e bokseve të stallave që kafshët të kenë mundësi që të ikin. Kafshët që rruhen në ambient të hapur gjithashtu duhet të dislokohen në një vend më të lartë ku rreziku nga përmbytja është i vogël.
 Në qoftë se mundeni ushqimin duhet deponuar apo dislokuar në një vend të thatë dhe të sigurt, sipas mundësive të deponohet edhe uji i freskët ( në rezervuare, tanke apo cisterna dhe fuçi hermetikisht të mbyllura dhe tjera).
 Kafshët duhet të jenë të identifikuara në bazë të Ligjit për identifikim dhe regjistrim, gjegjësisht gjedhët, dhentë, dhit, dhe derrat me vath. Në qoftë se ka kafshë të cilat nuk janë të identifikuara pronari përkohësisht mund t’i identifikojë në rast humbje. Regjistrin e fermës dhe të dhënat e kafshëve të ruhet në vend të sigurt.
 Në qoftë se gjinden kafshë në zona të vërshuara me ata duhet të veprohet me kujdes duke pasur parasysh frikën dhe shqetësimin e tyre. Fillimisht kujdesemi për kafshët e reja, duhet t’u sigurohet ujë i sigurt ( nëse nuk a zgjidhje tjetër për ujë kafshëve mund t’u jepet ujë shiu). Kafshëve t’u jepet më pak ushqim, fermerët duhet të paraqiten te organet kompetente ku do u jepen informacione adekuate për ushqimin dhe ujin, kafshëve mos u jepet ujë nga uji i vërshimeve
 Nëse ka burime të kufizuara të ujit, kafshëve duhet t’u jepet ujë ( në sasi dhe varësi të moshës, madhësisë dhe produktivitetit të kafshëve):
– Gjedhët 30-50 litra
– Kuajt 20-45 litra
-Derrat 4-12 litra
-Dhen dhe dhi 6 litra
-Shpezët 0,5 litra
 Që të zvogëlohet etja nëse ka nevojë kafshëve duhet t’u jepet më pak ushqim lopëve në laktacion etj. Fermerët duhet të jenë në kontakt me veterinerët kompetent të marrin këshilla, instruksione dhe në nevojë mjekim të kafshëve. Mbas vërshimeve duhet pastrim mekanik i mbetjeve.

REKOMANDIMET PËR POPULLATËN NË RAJONET E PËRMBYTURA

Si të mbrohemi nga sëmundjet ngjitëse që transmetohen nëpërmjet ushqimit dhe ujit të pijshëm
 Gjatë kohës së përmbytjeve kohë pas kohe apo rregullisht duhet ndjekur informatat për sigurinë e furnizimit të ujit të pijshëm, nëpërmjet televizioneve kombëtare dhe lokale si dhe nëpërmjet radiove dhe internet portaleve.
 Për ujë të pijshëm për përgatitjen e ushqimeve dhe për higjienën personale duhet përdorur ujë në shishe të paketuar apo ujë nga cisterna apo tanke të furnizuara vetëm nga Ndërmarrjet e ujësjellësit publik.
 Në qoftë se keni rezerva të ujit mos e përdorni para se të bëni bluarjen e ujit ( më së paku 15 minuta) ose të bëhet glorifikimi në mënyrë adekuate nga njerëz profesional.
 Në qoftë se furnizimi me ujë të pijshëm bëhet nga ujësjellësi individual ( puse apo puseta) ku duket që uji është ndotur për shkak të përmbytjeve i njëjti të mos përdoret as për gatimin e ushqimeve deri sa të bëhet sanimi i gjendjes duke pritur vërtetimin laboratorik që uji është i sigurt për përdorim.
 Në qoftë se furnizimi me ujë të pijshëm bëhet nga ujësjellës individual ( puse apo puseta ku duket se nuk ka asnjë lloj ndryshimi të ujit, rekomandohet të bëhet dezinfektim preventiv i ujit.
 Rregullisht të mirëmbahet higjiena e duarve me sapun apo me mjete tjera për dezinfektim, veçanërisht pas kontaktit me ujin apo sendet e përmbytura, gjithashtu pastrimi i duarve duhet bërë edhe gjatë përgatitjes së ushqimit.
 Të mbrohen me shumë kujdes ushqimet e gatshme që të mos të vijnë në kontakt me ujërat e përmbytura apo ujërat e zeza.
 Të gjitha ushqimet nëpër frigorifera apo podrume që kanë qenë në kontakt me ujërat e përmbytur, duhet të mos përdoren për konsumimin dhe rekomandohet që këta ushqime të hudhen.
 Të bëhet dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve punuese, mjeteve për gatim dhe veglave për ushqim.
 Përgatitja e ushqimit të bëhet me ujë të sigurt ku detyrimisht të jetë termitikisht i përpunuar në temperaturë mbi 700Celsius.
 Ushqimet e gatshme të mos rruhen jo më shumë se 2 orë në temperaturë të ambientit ( dhomave), por e njëjta duhet ruajtur në temperaturën nën 100Celsius.
 Të shmangen kontaktet e ushqimeve të freskëta me ushqimet termitikisht, veçanërisht ushqimet me origjinë shtazore, kurse pemët dhe perimet që në përgjithësi përdoren të freskëta, tani duhet dyfish të lahen me ujë të vakët, të pastrohen dhe përsëri të lahen dhe termitikisht të përpunohen.
 Fëmijët rekomandohet të ushqen nga ushqime të përgatitura në fabrika prodhuese ( industrial).

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *