Home / Lajme / Maqedoni / Menjanohet defekti në ujësjellësin e qytetit

Menjanohet defekti në ujësjellësin e qytetit

11 gusht-Keqpërdorimi i ujit të pijshëm për vaditje, larje të rrugëve apo veprimtari afariste (larje automjetesh), është vepër kundërvajtëse ligjore dhe e njëjta do të jetë objekt sanksionimi nga Inspektorati komunal.

Informatë

Të nderuar qytetarë,

Ditët që kaluan sistemi i ujësjellësit në komunën e Tetovës ka furnizuar në mënyrë defiçitare qytetarët e Tetovës shkaku i defektit të linjës kryesore FI400 në rajonin Vakëf (Kodra e Diellit), me ç’rast ka pasur furnizim të reduktuar me ujë në komunën e Tetovës për 50L /sek, që paraqet 1/10 e kapacitetit total të rrjetit të ujësjellësit. Pas intervenimit që kryen sot (10.08.2015) ekipet punuese të NPK Tetova, ky defekt u mënjanua, dhe vazhdon furnizimi i rregullt i qytetarëve sipas kapacitetit të zakonshëm për këtë stinë të vitit.
Andaj shfrytëzojmë rastin që edhe njëherë, të bëjmë thirrje deri te qytetarët e komunës së Tetovës, që në këto ditë jashtzakonisht të vështira, shaku i vërshimeve që goditën komunën e Tetovës javën e kaluar, të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale, duke pasur parasysh që për të kanë nevojë më shumë se kurrë edhe bashkëqytetarët e tyre nga rajonet e goditura nga vërshimet.
Keqpërdorimi i ujit të pijshëm për vaditje, larje të rrugëve apo veprimtari afariste (larje automjetesh), është vepër kundërvajtëse ligjore dhe e njëjta do të jetë objekt sanksionimi nga Inspektorati komunal.

Me respekt,
Zyrra për marrëdhënie me publikun

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *