Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Bushati vizitoi Tetovën

Ministri Bushati vizitoi Tetovën

24 gusht-Arifi e njoftoi ministrin Bushati për gjithë ecurinë e aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Tetovës dhe nga institucionet e pushtetit qëndror, për përballjen me pasojat e shkaktuara nga rreshjet dhe përmbytjet në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dje pasdite qëndroi në Tetovë për t`u njohur me gjendjen në këtë komunë pas vërshimeve masive që ndodhën disa javë më parë.

Bushati bashkë me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi diskutuan për gjendjen pas vërshimeve, por nga ana tjetër u shpreh edhe mbështetja nga shteti shqiptar për zbutjen e efekteve negative të shkaktuara nga përmbytjet e 3 gushtit.

Përmes kësaj mbështetjeje, sipas Arifit është dëshmuar edhe një herë, “vlera e fqinjësisë së mirë, por edhe vlera e solidaritetit kombëtar” si dhe është përforcuar ndjesia e të qëndruarit të dy vendeve pranë njëri tjetrit në momente të vështira.

Arifi e njoftoi ministrin Bushati për gjithë ecurinë e aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Tetovës dhe nga institucionet e pushtetit qëndror, për përballjen me pasojat e shkaktuara nga rreshjet dhe përmbytjet në Tetovë dhe rajonin e Tetovës.

Ministri Bushati, shprehu sërish ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë katastrofë natyrore, duke shpresuar që e mira që i vjen pas kësaj fatkeqësie të përkthehet në konstruktimin e projekteve dhe programeve të qëndrueshme dhe afatgjata infrastrukturore nga të cilat do të përfitojnë banorët e Tetovës dhe rrethinës së saj.

Ministri Bushati gjatë kësaj vizite zhvilloi takime joformale me personalitete publike dhe politike në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *