Home / Lajme / Maqedoni / ‘MOST’ propozon lista të hapura dhe heqjen e diasporës

‘MOST’ propozon lista të hapura dhe heqjen e diasporës

17 gusht-Organizata Most ka dhënë sugjerime edhe për ndryshime në zgjedhjen e anëtarëve të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, organizimin dhe financimin e fushatës parazgjedhore, rolin e mediave në fushatë, pastrimin e listës së votuesve dhe segmente të tjera të zgjedhjeve.

Organizata Most, e cila në 15 vitet e fundit ndjek zgjedhjet në Maqedoni del me propozime konkrete për ndryshime në procesin zgjedhor. Most propozon heqjen e tre deputetëve të diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe gjetjen e një modeli më të mirë për të ardhmen. Sipas kësaj organizate me sistemin aktual të votimit në diasporë shkaktohet pabarazi në peshën e votës brenda dhe jashtë vendit. Pak orë para nisjes së mbledhjes së grupeve të punës për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Most iu dorëzoi partive politike propozimin për aplikimin e listave e hapura në procesin zgjedhor të 24 prillit, ku qytetarët përveç partisë do të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar për deputet. Të gjitha propozimet e Most-it janë përfshirë në dokumentin prej 30 faqesh, në të cilin ka shembuj krahasues nga vendet e tjera, analiza të legjislativës aktuale, si dhe modele konkrete.
“Dokumenti është ndarë në kapituj, të cilat e ndjekin kronologjinë e procesit zgjedhor. Secili nga kapitujt jep përshkrim të shkurtër të dispozitave ligjore aktuale për fushën e caktuar, kronologji dhe analizë të zbatimit të tyre si dhe rekomandime, zgjidhje të mundshme dhe alternative për sfidat dhe problemet e identifikuara”, deklaroi Darko Aleksov, drejtor i organizatës ‘Most’.

Organizata Most ka dhënë sugjerime edhe për ndryshime në zgjedhjen e anëtarëve të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve, organizimin dhe financimin e fushatës parazgjedhore, rolin e mediave në fushatë, pastrimin e listës së votuesve dhe segmente të tjera të zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *