Home / Lajme / Maqedoni / Motori përplaset me një makinë, lëndohet rëndë motoristi nga Tetova

Motori përplaset me një makinë, lëndohet rëndë motoristi nga Tetova

18 gusht-Siç njofton policia e Tetovës. nga përplasja, motoçiklisti ka fituar lëndime të rënda trupore dhe me një tjetër automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës së dhënë ai është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit.

Dje pasdite, rreth orës 18 e 30 minuta në rrugën rajonale Tetovë-Volkovij, gjegjësisht në kryqëzimin Bërvenicë – Sedllarcë e Poshtme, ka ndodhur një aksident rrugor ku u përfshin një makinë e tipit “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.R. 33-vjeçar nga Sedllarca e Poshtme, dhe motori “Tomos” pa targa, i cili ishte drejtuar nga 52-vjeçari nga Tetova I.M.

Siç njofton policia e Tetovës. nga përplasja, motoçiklisti ka fituar lëndime të rënda trupore dhe me një tjetër automjet është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës së dhënë ai është transferuar urgjentisht në klinikat e Shkupit.

Me autorizim të prokurorit publik është kryer inspektimi i plotë për të përcaktuar të gjitha detajet në lidhje me shkaqet e aksidentit dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të. Dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 15 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *