Home / Lajme / Maqedoni / MSH: Uji për pije është në gjendje të mirë në pjesën e poshtme të Shipkovicës

MSH: Uji për pije është në gjendje të mirë në pjesën e poshtme të Shipkovicës

20 gusht-Paraprakisht, ashtu siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë, në Tetovë, ku është vendosur dezinfektimi i vazhdueshëm i rrjetit të ujësjellësit në qytet, dhe në Leshok dhe Neproshten, uji për pije është në gjendje të mirë.

Uji në Shipkovicë të Tetovës përkatësisht në rezervuarin e madh që e furnizon pjesën e poshtme të vendit me ujë, është në gjendje të mirë për pije, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, por mbesin rekomandimet për vazhdim të detyrueshëm të masave të sigurisë, dezinfektimit dhe pastrimit me klor.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, sipas rezultateve më të reja të hulumtimit të ujit për pije në zonat e rajonit të Tetovës të cilat ishin përfshirë nga përmbytjet, në Shipkovicë, në rezervuarin e madh që e furnizon pjesën e poshtme të vendit (i cili furnizon pjesë të madhe të popullatës) uji përgjigjet në rregulloret e sigurisë së ujit, përkatësisht është në në gjendje të mirë për pije, me vazhdim të obligueshëm të masave të vazhdueshme për mbajtje të këtij niveli të sigurisë dhe sjelljen e dezinfektimit të vazhdueshëm dhe pastrimin me klor.

Paraprakisht, ashtu siç ka informuar Ministria e Shëndetësisë, në Tetovë, ku është vendosur dezinfektimi i vazhdueshëm i rrjetit të ujësjellësit në qytet, dhe në Leshok dhe Neproshten, uji për pije është në gjendje të mirë.

Në Reçicë të Madhe uji përgjigjet në rregulloret për siguri të ujit, përkatësisht është në gjendje të mirë për pije, me vazhdim të obligueshëm të masave të vazhdueshme për mbajtje të këtij niveli të sigurisë dhe sjellje të dezinfektimit të vazhdueshëm dhe pastrimit me klor. Në rajonet tjera rurale të përfshira nga përmbytjet, uji nuk është në gjendje të mirë dhe është i ndaluar për pije.

Në vendet e banuara të këtij rajoni vazhdimisht shpërndahen afishe edukative me rekomandime për mbrojtje të shëndetit të popullatës.

Ministria përkujton se rekomandohet shfrytëzimi i ujit të paketuar, i zier ose i dezinfektuar, për larje të dhëmbëve, përgatitje të ushqimit dhe për larje të enëve.

Në rast të paraqitjes së simptomeve më të dobëta të ndotjes, vjellje, diarre, përkatësisht simpotome të ngjashme me gripin, temperaturë e lartë, kokëdhembje, kollitje ose marramendje, ose gjatë kafshimit nga ndonjë kafshë dhe ngjashëm, MSH potencon se qytetarët duhet menjëherë të drejtohen te mjeku amë ose në shërbimin kujdestar.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *