Home / Lajme / Maqedoni / Ndihma humanitare për përmbytjet në Tetovë

Ndihma humanitare për përmbytjet në Tetovë

25 gusht-Deri tani aksioni humanitar të Kryqit të Kuq ka ofruar ndihmë nga disa donatorë, personat juridikë dhe qytetarët. Fushata është mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shkup dhe Kryqin e Kuq i Shqipërisë. Aksioni do të vazhdojë deri më 31 gusht të këtij viti.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë thekson se sot fillon shpërndarjen e dytë e ndihmës humanitare për popullatën e prekur nga përmbytjet në Tetovë dhe zonën përreth.

Ndihma përbëhet nga 200 pako ushqimore, 150 paketa higjienike, 250 batanije dhe ujë të pijshëm.

Gjithashtu përmes linjave telefonike të tre operatorëve në vend janë grumbulluar ndihmë në para në vlerë prej 1.039.500 denarë.

Në fondin e solidaritetit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë janë mbledhur një total prej 1,646,403 denarë.

Deri tani aksioni humanitar të Kryqit të Kuq ka ofruar ndihmë nga disa donatorë, personat juridikë dhe qytetarët. Fushata është mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shkup dhe Kryqin e Kuq i Shqipërisë. Aksioni do të vazhdojë deri më 31 gusht të këtij viti.

Ndihmat për higjienë (dezinfektuesit) dhe ushqimi mund të dorëzohet në magazinat e Kryqit të Kuq në Momin Potok nga ora 08.00 deri 16.00 (Kontakt Tel: 3096227), dhe në magazinat e Kryqit të Kuq në Tetovë në rrugën “Frushanska” BB. (Kontakt tel. 070 706 255).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *