Home / Lajme / Maqedoni / Në aksionin “Qelia” janë arrestuar 9 persona, 27 të tjerë në kërkim

Në aksionin “Qelia” janë arrestuar 9 persona, 27 të tjerë në kërkim

6 gusht-
“Sipas njohurive tona, 16 persona deri më tani kanë humbur jetën në luftërat e huaja, ndërsa 130 gjithsej kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. E dimë se janë siguruar dokumente të falsifikuara dhe se të nëjtit kanë shkuar përmes Turqisë. Me dëshmitë që i siguruam në këtë aksion do të fitojmë më shumë njohuri”, deklaroi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.

Në aksionin e sotëm policor “Qelia” janë arrestuar nëntë persona ndërsa në kërkim janë edhe 20 të tjerë për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në luftëra të huaja ose kanë regrutuar luftëtarë nga vendi, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informoi ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov ndaj 35 personave janë ngritur padi penale për pjesëmarrje në luftëra të huaja, të gjithë shtetas të Maqedonisë me përkatësi të ndryshme nacionale.

Në aksionin e policisë janë bastisur 28 objekte në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë dhe në Strugë, prej të cilëve numri më i madh janë shtëpi private, xhamia Tutunsuz, internet-kafe dhe dy organizata joqeveritare.

Sipas policisë, ideologu kryesor ka qenë imami i një xhamie në Shkup, por ministri duke u thirur në prezumimin e pafajësisë nuk dëshiroi të konfirmojë nëse ai është imami nga xhamia e Jaja Pashës.

Ministri Çavkov në konferencën për shtyp nuk mundej të tregojë se në cilën ushtri kanë luftuar personat e regrutuar nga Maqedonia, për shkak se siç tha ai, një gjë e tillë është dashur të vërtetohet në hetimin e mëtejshëm.

“Sipas njohurive tona, 16 persona deri më tani kanë humbur jetën në luftërat e huaja, ndërsa 130 gjithsej kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. E dimë se janë siguruar dokumente të falsifikuara dhe se të nëjtit kanë shkuar përmes Turqisë. Me dëshmitë që i siguruam në këtë aksion do të fitojmë më shumë njohuri”, deklaroi ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov.

Në aksionin e policisë janë konfiskuar 48 kompjuetër desktop, 18 laptopë, po aq tablet, 118 celularë, vërtetime për hyrjen e parave. Sipas asaj që e prezantoi MPB-ja, armë nuk është gjetur.

Ministri Çavkov tha se edhe pse në vend nuk ka qendra për trajnim të fundamentalistëve islamikë, megjithatë ka mjedise në të cilat kryhen aktivitete të tilla.

Policia tani për tani nuk ka njohuri nëse këta persona kanë planifikuar sulme terroriste në Maqedoni, por sipas ministrit Çavkov, me vetë atë që kanë qenë të pranishëm këtu ekziston rrezik për një gjë të tillë. Për momentin MPB-ja nuk ka fakte se këta persona kanë lidhje me aksionin e armatosur që ndodhi në Kumanovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *