Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni çdo ditë hyjnë nga 2 mijë emigrantë

Në Maqedoni çdo ditë hyjnë nga 2 mijë emigrantë

17 gusht-Aktivistët humanitarë që ndodhën në terren thonë se më parë gjatë ditës, në Maqedoni hynin rreth 600 – 700 emigrantë, ndërsa tani ky numër arrin deri në 2 mijë emigrantë.

Gjevgjelia, qyteti jugor i Maqedonisë që ndodhet pranë vendkalimit kufitar me Greqinë, ka muaj që është bërë hapësirë e skenave tragjike në të cilat aktorë janë refugjatët që synojnë Perëndimin.

Ndërkohë që bota perëndimore i mbyll dyert për të ardhurit e paftuar, Ballkani gjithnjë e më tepër po bëhet urë kaluese për ata që duan t’i shpëtojnë luftës apo varfërisë.

Emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore e kanë kuptuar se Ballkani është “barku” i Europës dhe Maqedonia, “kërthiza” e ndjeshme e tij.

Kështu që numri i emigrantëve që hyjnë në Maqedoni, nga dita në ditë është në rritje.

Aktivistët humanitarë që ndodhën në terren thonë se më parë gjatë ditës, në Maqedoni hynin rreth 600 – 700 emigrantë, ndërsa tani ky numër arrin deri në 2 mijë emigrantë.

Rruga e tyre e shpëtimit për në vendet e zhvilluara të Europës është shumë e vështirë.

Pritësit e refugjatëve të ardhur deri te dera hyrëse e Maqedonisë në Gjevgjeli, janë aktivistët e organizatave humanitare, të cilët mundohen që t’ua lehtësojnë vuajtjen për rrugën pa kthim për ta shpëtuar vetveten.

Qyteti jugor maqedon është edhe pasqyrë ku shihet njëra nga skenat e shumta tragjike të shpërnguljes së madhe të popujve të shekullit 21.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *