Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj

Në USHT sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj

Këtë vit akademik, Universiteti Shtetëror i Tetovës do të regjistroj gjithsej 4640 studentë, në mesin e të cilëve 2245 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2035 studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë. Po ashtu, USHT këtë vit në kuadër të projektit qeveritar 30/35 do të regjistrojë gjithsej 300 studentë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, prej 18–21 gusht 2015 do të mbahet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016, në të gjithë fakultetet e USHT-së. Këtë vit akademik, Universiteti Shtetëror i Tetovës do të regjistroj gjithsej 4640 studentë, në mesin e të cilëve 2245 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2035 studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë. Po ashtu, USHT këtë vit në kuadër të projektit qeveritar 30/35 do të regjistrojë gjithsej 300 studentë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të regjistrohen në USHT duhet t’i kenë të rregulluara dokumentet për aplikim dhe regjistrim si: Fletëparaqitje (merret në hapësirat e Universitetit); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë për nënshtetësi; Vërtetim për pagesat e: 1050 denarë në xhirollogarinë e Universitetit, në emër të taksave administrative dhe 600 denarë mjete plotësuese për secilën lëndë në të cilat kandidatët do t’u nënshtrohen provimeve pranuese, të theksuar në Listën shtesë-1, të programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues, në emër të Komisionit për verifikimin e njohurive dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze). Ndërsa kandidatët që aplikojnë në programet ku mundësohen studime me korrespodencë, krahas dokumentacionit të caktuar më lartë, duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse për arsyetimin e këtij statusi sipas kritereve të përcaktuara në këtë konkurs.

Të drejtë regjistrimi në USHT, për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombëtare. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët kanë dhënë maturë shkollore ose provim përfundimtar. Nëse në afatin e parë nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas pikës paraprake, të drejtë për regjistrim kanë edhe kandidatët të cilët kanë të kaluar maturën shkollore ose provimin përfundimtar në shkollimin e mesëm të caktuar, në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët nuk kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08.

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët studimet e tyre dëshirojnë t’i vazhdojnë në programet studimore të disperzuara të USHT-së, të njëjtat do të realizohen nëse do të ketë kandidatë të mjaftueshëm për realizimin e procesit mësimor. Nëse numri i studentëve është më i vogël se 20 në një program studimor dhe gjatë vijimit të studimeve nuk përmbushet numri i caktuar i studentëve aktivë të regjistruar, atëherë studimet do të realizohen në fakultetet amë të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *