Home / Lajme / Maqedoni / Neziri : Krizë energjetike nuk ka ,po punohet për ti tejkaluar problemet e mundshme

Neziri : Krizë energjetike nuk ka ,po punohet për ti tejkaluar problemet e mundshme

18 gusht-Tre nga importuesit e gazit sot më siguruan se do të bëjnë përpjekje për të mbuluar furnizimin me gaz që ka bërë Makpetrol-i , por problemi i vetëm është se ky gaz duhet të shpërndahet nëpërmjet GAMA akcioner më i madh i së cilës është Makpetrol “, tha Neziri .

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot zhvilloi një takim me tregtarët e licencuar të naftës, derivateve të naftës dhe të gazit natyror në Maqedoni dhe kryetarin e Shoqatës Energjetike të Maqedonisë Koço Angjushev, për të paraqitur gjendjen aktuale të furnizimit dhe shpërndarjen e energjisë në institucionet , bizneset dhe qytetarët pas analizës së tregut të energjisë .
“Një nga qëllimet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë është siguria e furnizimit me energji për konsumatorët e fundit si ne nivel rajonal poashtu edhe në atë kombëtar .
Për shkak të situatës më të re me një nga subjektet e tregut të energjisë – Makpetrol AD I cili dje pasdite me një letër zyrtare na informoi për problemet e mundshme si pasojë e llogarive të bllokuara,kam iniciuar një takim me të gjitha palët e involvuara për të përcaktuar gjendjen aktuale të furnizimit dhe të ofrimit të karburantit dhe për të hartuar zgjidhje të mundshme për të parandaluar pasojat e mundshme me të cilat mund të përballen bizneset, institucionet dhe qytetarët si konsumatorë përfundimtarë, “shpjegoi Neziri në takim.
Lidhur me furnizimin e naftës dhe produkteve të naftës , kompanitë sigurojnë se probleme nuk do të paraqiten. Sipas të dhënave, OKTA është importuesi më i madh me 43% të strukturës së importeve . Lukoili paraqitet me 13% ndërsa 44% I takojnë totalit të importuesve të tjerë më të vegjël që importojnë për përdorim personal. Sa i përket konsumit të produkteve të naftës , Makpetrol merr pjesë me 37% dhe pjesa e mbetur me 63% .

Për më tepër, 32 subjekte kanë licenca për tregti me derivate të naftës.Lidhur me shitjen me pakicë të karburanteve , prej gjithsej 245 stacioneve apo pikave të shitjes Makpetroli ka 124 ( sipas Regjistrit qendror ) dhe shitësit-tregtarët tjerë me pakicë 121 stacione të shitjes.

Në shumicën e komunave, ka stacioneedhe të tregtarëve tjerë,përveç të Makpetrol-it , por ky nuk është rasti me 11 komuna tjera , përfshirë këtu Pehçevën, Sveti Nikollën, Konçe-n, Kratovën, Mavronën dhe Ristushen, Makedonska Kamenicë, Gradsko, Demir Hisar, Dellçevë, Dojran dhe Dibër. Natyrisht, pompat në komunat fqinje mund të ndërmarrin këtë funksion, dhe subjektet janë të gatshme për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, gjegjësisht për të rritur sasinë e karburantit në këto pompa zëvendësimi dhe kështu kushtet në këtë sektor të jenë të qëndrueshme.Gjithashtu,disa nga tregtarët kanë përmendur mundësinë e instalimit të stacioneve mobile në këto vende, në mënyrë për të parandaluar problemet e mundshme të qytetarëve.

Sa i përket mazutit , konsumi i përgjithshëm i mazutit është 118 295 ton , nga të cilat konsumatorët më të mëdhenj janë ELEM me ( 35 % ) dhe FENI me ( 51 % ) dhe pjesa e mbetur me 14 % . Me ligj , prodhuesit e energjisë elektrike duhet të kenë në çdo kohë rezerva operative për 15 ditë pune me kapacitet maksimal . ” Me ELEM jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe sipas tyre , këto sasi të rezervave janë edhe më të mëdha nga ato që parashihen, kështu që do të jetë e nevojshme ELEM vetëm të bëjë shpallje ndërkohë për zgjedhjen e një furnizuesi të ri,” tha Neziri .

Vështirësi të vogla mund të kemi në institucionet shtetërore , përfshirë këtu edhe 19 institucione që kanë kontrata për porosi të derivateve naftës me Makpetrol-in ndërsa me kompani tjera përveç Makpetrollit kontrata kanë nënshkruar edhe 31 institucione. Institucionet që kanë një marrëveshje me Makpetrol-in për prokurimin e produkteve të naftës , nëqoftëse vjen deri në ndërprerjen me furnizim , në bazë të kërkesës , mund të sigurojë sasitë e nevojshme nga Drejtoria e rezervave të detyrueshme të naftës , pas miratimit paraprak nga ana e Qeverisë .
Takimi vuri në dukje se tregu i naftës dhe derivate të naftës është i liberalizuar ,gjegjësisht mundësoi pjesëmarrjen e shumë pjesëmarrësve të tregut dhe janë krijuar kushtet për më shumë konkurrencë në të. Deri më tani nga Komisioni Rregullator i Energjetikës janë lëshuar 49 licenca në fushën e naftës dhe produkteve të naftës , të cilat 34 prej tyre kanë të bëjnë me aktivitet Shitjen me shumicë të naftës dhe derivateve të saj .

Si më kritike është vlerësuar situata me furnizimet me gaz , sidomos në aspektin e punës të subjekteve të biznesit ,pjesa më e madhe e të ciëve janë investitorët e huaj më të mëdhenj .Në fakt , në republikën e Maqedonisë ,Komisioni Rregullator për Energji ka lëshuar 15 licenca për tregti të gazit natyror dhe 5 licenca për furnizimin me gaz natyror ,prej të cilave tregtarë aktive janë vetëm tre subjekte për momentin ( Makpetrol AD,Ad TETO GAS ,TREJD DOOEL dhe KOGEL STIL DOO ) ,derisa si furnizues aktiv është vetëm Makpetrol – Prom -Gas.

Kështu , konsumi i përgjithshëm i gazit natyror Makpetrol SHA Shkup , si tregtar furnizon 37% , ndërsa shuma e mbetur prej 63 % është i siguruar nga tregtarët nga jashtë . Vetëm 25 kompani të furnizuara nga Makpetrol ShA Shkup kanë mundësinë që gazin natyror ta shëndërojnë me një tjetër burim energjie ,por 14 nuk e kanë një mundësi të tillë , ndërsa 4 kompani nuk punojnë fare. Në këtë segment , ajo që do të jetë e nevojshme është të hartohet një plan veprimi për t’u tejkaluar problemet e mundshme për bizneset .

Në Maqedoni nuk ka krizë energjetike , por ne do të kemi probleme reale në qoftë se vazhdohet bllokimi i llogarisë së SHA Makpetrol .Nuk dua të komentojë mbi procedurat që zbatohen nga gjykatat , por si ministër i ekonomisë gjithmonë do të qëndrojnë në mbrojtje të kompanive dhe akcionerëve me pakicë , dhe në asnjë rast nuk do të marr në mbrojtje veprimet e paligjshme .

Pikëpamja ime është se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të mirret një vendim që nxit pasoja për ekonominë , industrinë dhe qytetarët . Në këtë moment gjëja më e rëndësishme është se nga kompanitë morra garancë se qytetarët nuk do të ketë probleme në furnizimin e derivateve të naftës , dhe do të bëjmë përpjekje edhe industria të mos ketë probleme me furnizimin me gaz .

Tre nga importuesit e gazit sot më siguruan se do të bëjnë përpjekje për të mbuluar furnizimin me gaz që ka bërë Makpetrol-i , por problemi i vetëm është se ky gaz duhet të shpërndahet nëpërmjet GAMA akcioner më i madh i së cilës është Makpetrol “, tha Neziri .

Kryetari i shoqatës maqedonase të Energjetikës Koço Angjushev theksoi se liberalizimi i tregut ka kontribuar që situata krize të tilla të mos kthehen në një krizë energjetike por të qëndrojë vetëm në nivelin e problemeve të energjisë. Ai shtoi se problemet e energjisë mund të shkaktojë disa probleme financiare për shkak se, siç tha ai, duhet të identifikohen rrjedhat e tjera financiare dhe mjetet tu shpërndahen kompanive të cilat supstituojnë energjencat që i shet Makpetroli.Njëkohësisht ,ai shtoi se mund ti nxitet dhe debalans i energjisë në sezonin e ngrohjes dhe kompanitë që përdorin gaz të kalojnë në konsumues të energjisë elektrike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *