Home / Lajme / Maqedoni / Nga 1 shtatori ndërpritet Lustrimi-Spiunët mund të marin frymë lirisht

Nga 1 shtatori ndërpritet Lustrimi-Spiunët mund të marin frymë lirisht

21 gusht- Deri më tani janë lustruar gjithsej 199 persona, disa prej të cilëve me vendime të plotfuqishme ndërsa disa lëndë u refuzuan nga Gjykata Administrative. Në mesin e të lustruarve janë edhe 35 persona të cilët nuk jetojnë më. Në faqen zyrtare të Komisionit për Lustrim u publikuan edhe materialet në bazë të të cilave komisioni vërtetonte bashkëpunimin e personave të caktuar me shërbimet sekrete

Nga 1 shtatori edhe zyrtarisht ndërpritet procesi i Lustrimit në Maqedoni, ndërsa mandati i Komisionit për verifikimin e fakteve në të ardhmen do të jetë dyvjeçar. Këtë e parashikon propozimi i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për shfuqizimin e Ligjit mjaft të debatueshëm kohëve të fundit, i cili u miratua në Kuvend me votat e 63 deputetëve.

Shfuqizimi i Ligjit për lustrim, vjen pas kritikave të shumta se procesi kishte marrë kahje politike. Ligji i miratuar për herë të parë në vitin 2008, personave që kanë bashkëpunuar me shërbimet e sigurimit shtetërorë në ish Jugosllavi u ndalonte të ushtronin veprimtari publike. Më pas Gjykata Kushtetuese abrogoi 12 nene të ligjit fillestar për lustrim. Por, në vitin 2012 me mbështetje vetëm të partive në pushtet Kuvendi miratoi ligj të ri për lustrim, prej ku gazetarët, klerikët, organizatat joqeveritare dhe anëtarët e partive politike nuk ishin të detyruar të paraqisnin deklaratë deri te Komisioni për lustrim. Miratimi i viti 2012 nxiti edhe reagime të shumta e posaçërisht tek gazetarët.

Me ligjin e ri lustrimi u përfshi edhe periudhën e pavarësisë së Maqedonisë deri në vitin 2006. Deri më tani janë lustruar gjithsej 199 persona, disa prej të cilëve me vendime të plotfuqishme ndërsa disa lëndë u refuzuan nga Gjykata Administrative. Në mesin e të lustruarve janë edhe 35 persona të cilët nuk jetojnë më. Në faqen zyrtare të Komisionit për Lustrim u publikuan edhe materialet në bazë të të cilave komisioni vërtetonte bashkëpunimin e personave të caktuar me shërbimet sekrete

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *