Home / Lajme / Maqedoni / Një pjesë e emigrantëve kanë arritur në territorin Serb, rreth 3 mijë në pritje

Një pjesë e emigrantëve kanë arritur në territorin Serb, rreth 3 mijë në pritje

23 gusht-Për momentin nga ana Serbe nuk ka ndonjë informatë për ndalimin e emigrantëve, por ndodh që ndonjë grup të kthehet e më pas me tentativën e dytë të arrijë të kalojë kufirin.

Shumica e emigrantëve që dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes kanë arritur në Tabanoc, e kanë kaluar kufirin Maqedono-Serb. Tani pritet vala e re e emigrantëve që ende po presin të nisen me dy trena dhe autobusë nga Gjavgjelia. Në zonën meskufitare të Greqisë dhe Maqedonisë njoftohet se tashmë nuk ka asnjë emigrant. Të gjithë janë grumbulluar në stacionin e trenit për të pritur regjistrimin e më pas hypjen në tren.

Për momentin nga ana Serbe nuk ka ndonjë informatë për ndalimin e emigrantëve, por ndodh që ndonjë grup të kthehet e më pas me tentativën e dytë të arrijë të kalojë kufirin.

Mësohet se në kampin e Preshevës tashmë kanë hyrë mbi 2 mijë persona nga Maqedoni, kurse në pritje janë edhe afro 3 mijë.

Pasi Hungaria vendosi një mur të gjatë për të mbrojtur shtetin nga emigrantët, tani refugjatët do të gjejnë një alternativë tjetër me gjasë do të marrin rrugën për në Kroaci.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *