Home / Lajme / Maqedoni / Normalizohet trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë

Normalizohet trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë

7 gusht-Ekipet ë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura, ndodhen në terren dhe në mënyrë intensive punojnë në pastrimin dhe mënjanimin e defekteve në këtë linjë hekurudhore me qëllim që trafiku hekurudhor të zhvillohet pa pengesa.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe vërshimeve të cilat e kapluan rajonin e Tetovës, në pjesën e Lumit Shkumbim trafiku hekurudhor Shkup-Tetovë-Kërçovë është realizuar me vështirësi. Gurët e shumta në binarët hekurudhor, rrëshqitja e dheut, drunjtë dhe balta kanë ndikuar që trafiku hekurudhor në drejtim të Kërçovës, përkatësisht rreth 2 kilometra para Tetovës të ndërpritet për disa orë, njoftojnë Hekurudhat e Maqedonisë. “Me punë të jashtëzakonshme, ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura në mënyrë të suksesshme kanë arritur që të pastrojnë këtë linjë hekurudhor nga gurët dhe balta, duke e normalizuar kështu trafikun hekurudhor në drejtim të Kërçovës, por qarkullimi zhvillohet me shpejtësi të ngadalësuar për shkak të rreziqeve që mund të hasen në trafik nga kjo fatkeqësi natyrore”, thuhet më tej në kumtesën e ndërmarrjes së Hekurudhave të Maqedonisë-Infrastruktura. Sipas vlerësimeve të para, dëmi i shkaktuar në këtë linjë hekurudhore nga vërshimet dhe reshjet e shiut arrin shifrat rreth 15 mijë euro. Ekipet ë NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura, ndodhen në terren dhe në mënyrë intensive punojnë në pastrimin dhe mënjanimin e defekteve në këtë linjë hekurudhore me qëllim që trafiku hekurudhor të zhvillohet pa pengesa.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *