Home / Lajme / Maqedoni / OEMVP ndihmon Shipkovicën

OEMVP ndihmon Shipkovicën

28 gusht-Delegacionin e mirëpriti Kryetari i Shtabit të Emergjencës, z.Shabidin Seferi, Kryetari i Bashkësisë Lokale, z.Zeqerija Qazimi dhe Arben Halili, koordinator në terren.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha vizitoi sot fshatrat e rajonit të Pollogut, të cilat u prekën nga vërshimet që pasuan gjatë këtij muaji.

Një delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të OEMVP-së, vizitoi rajonin e Pollogut dhe takuan banorët e këtyre anëve, me qëllim të solidarizimit dhe njohjen nga afër të nevojave shtesë të banorëve që jetojnë në këto zona.

Delegacionin e mirëpriti Kryetari i Shtabit të Emergjencës, z.Shabidin Seferi, Kryetari i Bashkësisë Lokale, z.Zeqerija Qazimi dhe Arben Halili, koordinator në terren.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjegjësisht anëtarët e saj, si gjithmonë vazhdojnë të tregojnë se përveç që dijnë të jenë afaristë shumë të suksesshëm, dijnë të jenë dhe human në fatkeqësi të këtilla. Anëtarët e OEMVP-së, ju përgjigjen thirrjes që në momentet e para në formë individuale, ndërsa sot jemi këtu të gjithë që të shohim më nga afër çka mbetet për të bërë më tutje” – theksoi Kryetari Hoxha për Tv Kohën.

Kontributi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për rindërtimin e objekteve të rënuara, kap vlerën rreth 30.000 euro, edhe atë si vijon:

Kompania Erjoni kontribut prej 30.000 denarëve, në formë të materialeve suvatuese, Alma-M me 300.000 denarë, Dauti Komerc 300.000 denarë, Baukop 35.000 denarë, Jus Ju 30.000 denarë, Adrijus 60.000 denarë, Frukt Import 30.000 denarë, Trim&Lum nga Struga 200.000 denarë, Princ Enterprajs 300.000 denarë, Gemak 300.000 denarë, Lami Form 50.000 denarë në formë laminati, Liti Farm nga Kërçova materiale dezifektuese për të gjithë shtëpitë etj.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sëbashku me Fondacionin Dauti janë në terren dhe punohet që sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *