Home / Lajme / Maqedoni / Opozita maqedonase nesër kthehet në Parlament

Opozita maqedonase nesër kthehet në Parlament

31 gusht-Ndryshe,LSDM-ja më shumë se 1 vit është jashtë Parlamentit dhe deputetët e kësaj partie e kanë bojkotuar punën e organit më të lartë ligjëvënës për shkak të incidentit për miratimin e buxhetit republikan ku deputetët e kësaj partie u rrahën dhe me forcë u larguan nga ispektorët e policisë.

Partia më e madhe opozitare, LSDM-ja e udhehequr nga kryetari Zoran Zaev ka vendosur që nesër (e martë) të kthehet në Parlamentin e Maqedonisë.

Deputetët e kësaj partie do të t’ju kthehen bankave të Kuvendit në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos që e garanton evrokomesari Johanes Han.

Ndryshe,LSDM-ja më shumë se 1 vit është jashtë Parlamentit dhe deputetët e kësaj partie e kanë bojkotuar punën e organit më të lartë ligjëvënës për shkak të incidentit për miratimin e buxhetit republikan ku deputetët e kësaj partie u rrahën dhe me forcë u larguan nga ispektorët e policisë.

Komuniteti ndërkombëtar cdo herë ka apeluar që vendi i opozitës është në Parlament me qëllim që të funksionoj demokracia.

Mirëpo Zaev këtë vit publikoi megaskandalin historik të përgjimeve ku kryeministri, Nikolla Gruevski dhe bashkëpuntorët e tij më të ngusht kanë bërë keqpërdorime financiare, kurdisje të tendereve, emërime të gjykatësve dhe prokurorëve me një fjalë gjithë shtetin e Maqedonisë e kanë punësuar me kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *