Home / Lajme / Maqedoni / Paraqiten sëmundjet e para nga papastërtia

Paraqiten sëmundjet e para nga papastërtia

Në dy familje në lagjen Reçicë e Vogël, banorët thonë se te disa prej fëmijëve kanë filluar të paraqiten puçrra. Familjarët e afërm të familjes Islami theksojnë se do të evakuojnë dy familje nga kjo lagje nga frika e përhapjes së epidemisë dhe do t’i çojnë te të afërm në fshatin Nerashtë

Në Reçicë të Vogël nuk janë të pakta dëmet nga përmbytjet. Oborret e shtëpive janë përplot me baltë dhe tashmë pasojat kanë filluar të ndikojnë edhe në shëndetin e fëmijëve. Në dy familje në këtë lagje banorët thonë se te disa prej fëmijëve kanë filluar të paraqiten puçra. Familjarët e afërm të familjes Islami theksojnë se do të evakuojnë dy familje nga kjo lagje nga frika e përhapjes së epidemisë. “Fëmijët kanë puçrra në fytyrë dhe kemi frikë se mos përhapet ndonjë epidemi më e madhe. Balta që është në oborr ka ngelur ashtu, është vështirë të pastrohet sepse duhet që të largohet me makineri të rëndë, ndërsa mundësi për një gjë të tillë ne nuk kemi. Ndihmë për pastrim nuk kemi pasur, vetëm rrugën kryesore që e kanë pastruar dhe kaq”, thotë Riat Islami, banorë i Reçicës së Vogël. Edhe në shtëpinë tjetër në këtë lagje poashtu ende në oborr ka baltë, ndërsa pronari Ferik Islami, shprehet i revoltuar se nuk u ka ndihmuar askush. Ai do të largojë familjen e tij nga shtëpia nga frika e përhapjes së sëmundjeve. “Do t’i largojë fëmijët bashkë me anëtarët tjerë për në fshatin Nerasht, sepse atje kam familje. Fillimisht do t`i dërgoj në spital dhe nuk i kthej këtu, sepse kemi frikë mos përhapet ndonjë sëmundje më e rëndë”, thotë Ferik Islami, banorë në lagjen afër ish Tregut të kafshëve. Banorët në këtë pjesë të Reçicës theksojnë se ndihmë nga autoritet kanë marrë vetëm për pastrimin e rrugës kryesore, ndërsa kërkojnë që të pastrohen edhe oborret nga balta. Ata theksojnë se nuk kanë mundësi vetë të angazhojnë makineri për largimin e baltës. Ndërkohë nga reparti i sëmundjeve infektive në Tetovë, theksojnë se nga zonat e përmbytura nuk ka fluks të njerëzve që kërkojnë ndihmë si pasojë e ndonjë epidemie. “Puçrrat mund të jenë të zakonshme, përderisa nuk ka infektime të brendshme situata është stabile dhe nuk ka vend për panik. Tek ne nuk ka ndonjë fluks prej zonave të përmbyturave”, thotë Halil Ismaili, kryeshef i këtij reparti. Lagjja afër Fakultetit të arteve ka pësuar dëmet të mëdha në prona, kurse qytetarët ankohen se nuk marrin ndihmën e duhur. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar katër ditë nga përmbytjet, ditën e premte vërehej një angazhim më i madh për hapjen e rrugëve në lagjen mbi ish Tregun e kafshëve. Ndihmë është sjellë edhe nga disa shoqata me makineri të rëndë pikërisht për t’u dalë në ndihmë banorëve. Prioritet në këtë lagje mbetet hapja e rrugëve dhe më pas rregullimi i ujit të pijshëm, ndërsa punohet edhe në sanimin e defektit në rrjetin elektrik. Përfaqësuesi i shtabit emergjent për Reçicën e vogël dhe të Madhe, Ahmet Qazimi, thekson se punohet intensivisht brenda mundësieve për të sanuar situatën e krijuar. Por nga ana tjetër banorët janë shprehur se mbeturinat nga materialet ndërtimore që kanë sjellë përmbytjet janë të qytetarëve të cilët i kanë hedhur tek kthesa për në fshatin Rasadishtë. “Këto mbeturina që kanë ardhur poshtë janë mbeturina të ndërtimeve, prishjeve të objekteve të mëdha, pra janë hedhur, kurse përmbytjet sërish na i sollën këtu”, thotë një banorë i Reçicës së Vogël. Në Reçicë të Madhe ndërkohë ka vijuar punimet për normalizimin e situatës me ujin e pijshëm, ku gjysma e këtij fshati është pa ujë dhe furnizohet me cisterna. Sipas informacioneve, në këtë fshat është pastruar shtrati i lumit, ndërsa tashmë punohet për largimin e baltës dhe mbeturinave të sjella gjatë përmbytjeve. Komuna e Tetovës caktoi si lokacion deponinë në fshatin Falisht për hedhjen e baltës dhe rërës që pastrohet nga zonat e përmbytura.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *