Home / Lajme / Maqedoni / Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore

Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore

18 gusht-Nga PPD-ja kërkuan që partitë shqiptare ta artikulojnë këtë kërkesë në takimet e grupeve të punës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Sipas një pjese të panelistëve duhet të ndryshojnë edhe listat e mbyllura me qëllim që të rritet përgjegjësia e deputetëve ndaj qytetarëve.

Teksa grupet punuese të 4 partive më të mëdha vijojnë diskutimet për Listën zgjedhore, Kodin zgjedhor dhe modalitete të tjera në këtë segment, përfaqësues të partive më të vogla dhe lëvizjesh dolën me një sërë propozimesh. Sipas tyre, modeli zgjedhor aktual i votimit në 6 njësi zgjedhor duhet të zëvendësohet me një njësi zgjedhore ose me një model të kombinuar si dhe të votohet me lista të hapura.

“Përse të mbetet modeli i njëjtë zgjedhor. Përse Maqedonia të mos të jetë njësi zgjedhore e rregulluar ndryshe… Maqedonia mund të mbetet e ndarë në 6 njësi zgjedhore por të grumbullohen të gjitha votat me qëllim që të mund të përfaqësohen edhe partitë e tjera të cilat në këtë moment që nga viti 2006 humbin rreth 12-17 mandate”, tha Vllado Buçkovski, Aleanca për Maqedoninë Pozitive.

Sipas PPD-së, shqiptarët më së shumti dëmtohen nga modeli aktual i votimit në 6 njësi zgjedhore, pasi humbin të paktën 30-40 mijë vota.

“Shqiptarët i humbin votat e tyre nëpër shumë njësi dhe nuk arrin që të jetësohet vota e tyre në deputet. Sipas një analizë që kemi bërë aludojmë se brenda ciklit zgjedhor, nga trupi votues i shqiptarëve humbin mbi 30-40 mijë votues, të cilët shpërndahen nëpër partitë e tjera. Partitë e mëdha i shfrytëzojnë këto numra, këto votues shqiptarë… Ne dëgjuam nga partitë e tjera shqiptare të cilat thanë se duhet të ketë një prag kalues prej 3%, i cili është shumë i dëmshëm për shqiptarët pasi ai prag do të thotë mbi 60 mijë votues, pra 4-5 deputetë i humbim menjëherë nga ky prag”, u shpreh Nexhat Bexheti, Kryetar i PPD-së.

Nga PPD-ja kërkuan që partitë shqiptare ta artikulojnë këtë kërkesë në takimet e grupeve të punës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Sipas një pjese të panelistëve duhet të ndryshojnë edhe listat e mbyllura me qëllim që të rritet përgjegjësia e deputetëve ndaj qytetarëve.

“Listat e mbyllura partiake nuk i shkojnë për shtati as përgjegjësisë dhe demokracisë brenda partiake por as përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Bashkësitë më të vogla etnike e dimë që nuk janë të përfaqësuara, pra kemi model që plotësisht devijon qëllimin për të cilin ekziston”, deklaroi Olimpia Zaevska, Lëvizja majtiste “Solidariteti”.

Në debatin e sotëm u hodhën ide edhe për ndalimin e financimit të partive politike nga mediat si dhe listat zgjedhore të menaxhohet nga KSHZ-ja. Përfaqësuesit e debatit të sotëm kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet në grupet e punës të angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *