Home / Lajme / Maqedoni / Partitë ngushllojnë tetovarët

Partitë ngushllojnë tetovarët

4 gusht-BDI-ja shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën gjatë vërshimeve të djeshme që përfshinë rajonin e Tetovës.Nëpërmjet një komunikate PDSH-ja shprehu ngushëllime më të thella e të sinqerta familjeve të atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi që kaploi Tetovën dhe rrethinën

BDI

BDI-ja shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën gjatë vërshimeve të djeshme që përfshinë rajonin e Tetovës. Në një njoftim të partisë së Ahmetit thuhet se gjitha strukturat e partisë janë obliguar që tu qëndrojnë pranë dhe të ndihmojnë banorët e vendbanimeve të goditura nga vërshimet. Nga BDI thonë se do të ndërmarrin të gjitha masat për dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet duke u apeluar banorëve të cilët kanë dëme materiale që të ndjekin procedurat dhe udhëzimet që do të marrin nga institucionet kompetente për vlerësimin e dëmit, thuhet në kumtesën e BDI-së.

PDSH

Nëpërmjet një komunikate PDSH-ja shprehu ngushëllime më të thella e të sinqerta familjeve të atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi që kaploi Tetovën dhe rrethinën. PDSH-ja fton për një solidaritet më të madh nga të gjithë që bashkërisht duke ndihmuar, ti kalojmë këto momente tragjike si për familjarët që patën viktima, ashtu edhe për mbarë qytetarët në këto momente të vështira, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Lëvizja për Reforma

Lëvizja për reforma PDSH nëpërmjet një komunikate shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave që humbën jetën nga vërshimet e djeshme në Tetovë dhe fshatrat malor të Tetovës. Nga Lëvizja për Reforma PDSH thonë se rasti i mbrëmshëm, vërtetoi se rreziku nga fatkeqësitë natyrore është i lartë dhe permanent, ndërsa shërbimet e emergjencës duhet gjithmonë të jenë në gjendje gatishmërie maksimale. Duke mos pritur ‘ndihmën’ e Qeverisë e cila nuk e sheh të arsyeshme për më shumë se 1 vit të emërojë Drejtorin e Qendrës për Menaxhimin me Krizat, apelojmë tek autoritetet komunale dhe shtabi i emergjencës në Tetovë, të angazhohen maksimalisht për të ju dalë në ndihmë zonave të rrezikuara me qëllim që të mos përshkallëzohet gjendja, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për reforma PDSH.

RDK

RDK-ja shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave të fatkeqësisë natyrore në rajonin e Tetovës. Nga RDK-ja thonë se vërshimi i djeshëm në rajonin e Tetovës është një argument i fuqishëm se sa i pa përgatitur është vendi dhe kjo na obligon të gjithëve për marrjen e hapave urgjente për përforcimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe humane për përballje me fatkeqësitë natyrore.

Besa

Edhe Lëvizja Besa ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga vërshimet në Tetovë. Nga kjo lëvizje u apelojnë qytetarëve nga mbarë vendi që tu dalin në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet e një dite më parë. Besa kërkon që të ngrihet një komision i pavarur që do të vlerësojë përgjegjësinë e Institucioneve dhe dështimin e tyre në parandalimin e dëmeve të kësaj katastrofe.

PLD

Partia Liberaldemokrate duke ngushëlluar familjarët e viktimave të përmbytjeve të një dite më parë në rajonin e Tetovës ka shprehur revoltën e saj ndaj dyfytyrësisë së Qeverisë së Maqedonisë, e cila sipas PLD-së në vend që të merret me çështjet jetësore të qytetarëve dhe t’I zgjidh problemet komunale, ajo në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa fije turpi po I shpërndan paratë e popullit në ndërtesa të stilit barok dhe në përmendore . PLD përgjegjësinë për humbën e jetëve e hedhë tek kryeministri Nikolla Gruevski dhe tek siç e quan kjo parti ‘qeveria e tij kriminale’, e cila në vend që të investojnë në pastrimin e shtratit të lumenjëve, të cilat me vite të tëra janë të stërmbushura me mbeturina, investon 200 mijë euro në ndricimin e shesheve, shadërvaneve, luanëve dhe mburojave antike. Sipas PLD-së, Gruevski pas nëntë vitesh në pushtet nuk mësoi se duhet të punojë në zgjidhjen e problemeve para se të ndodhin fatkeqësitë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *