Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë

Pastrohet shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë

16 gusht-Në Tetovë pastrohet shtrati i lumit Shkumbin nga mbeturinat dhe gurrët që u sollën gjatë vërshimeve kur lumi doli nga shtrati si pasojë e motit të keq që e përfshiu Tetovën nga fillimi i muajit.

Në Tetovë pastrohet shtrati i lumit Shkumbin nga mbeturinat dhe gurrët që u sollën gjatë vërshimeve kur lumi doli nga shtrati si pasojë e motit të keq që e përfshiu Tetovën nga fillimi i muajit.

Ekspertizë në terren bënë ekipi i përbërë nga ministri I Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, zëvendësministri i Mbrojtjes, Ilmi Selmani, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, kryetari i komisionit për vlerësimin e dëmeve, Ejup Alili, drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës, Florin Besimi dhe kryetari i Këshillit të Tetovës, Hysen Xhemaili si dhe anëtarë të tjerë nga trupi koordinues për trajtimin e situatave dhe dëmeve nga vërshimet.

Më 3 gusht rajoni i Tetovës u përfshi nga moti i keq në të cilin jetën e humbën gjashtë persona, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *