Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Më shumë se fatkeqësi natyrore, vërshimet fatkeqësi politike me emrin BDI!

PDSH: Më shumë se fatkeqësi natyrore, vërshimet fatkeqësi politike me emrin BDI!

7 gusht-Kërkojmë që urgjentisht t’u ndihmohet qytetarëve, pasi që po behet një javë dhe ata akoma nuk mund të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

“Situata e krijuar pas vërshimeve të ditës së hënë në Tetovë dhe fshatrat përreth është emergjente dhe alarmante, në veçanti kur kihet parasysh se BDI si strukturë që sot i përfaqëson shqiptarët është e korruptuar, e paaftë dhe e papërgatitur për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Përveç defilimit dhe fotografimit në fatkeqësinë e shqiptarëve nga këta funksionar të korruptuar të BDI-së, deri sot nuk dëgjuam asnjë plan për tu përballur me këtë situatë të krijuar. Komuna dhe institucionet tjera qeveritare luajnë rolin e organizatave joqeveritare dhe kërkojnë kontribute prej qytetarëve dhe afaristëve, në vend që në bazë të mandatit që kanë dhe me mjetet e buxheti të përkujdesen për banorët e prekur.

Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj qeverisë që të fillojë menjëherë të merret seriozisht me këtë situatë të rrënd, si dhe urgjentisht të bëj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpitë dhe objektet tjera të dëmtuara, të bëjë vlerësimin e dëmeve në tokat bujqësore, në të mbjellat, si dhe në të mirat e tjera të qytetarëve të dëmtuara apo shkatërruara nga vërshimet. Kërkojmë që urgjentisht t’u ndihmohet qytetarëve, pasi që po behet një javë dhe ata akoma nuk mund të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Korrupsioni masiv i BDI-së që si pasojë ka mos investim në vendbanimet shqiptare, ka sjell deri te ajo situate që shtrati i lumit “Shkumbin” nuk është pastruar me vite, hedhja e mbeturinave përgjatë shtratit të lumit edhe nga vetë ndërmarrjet e komunës, mos pasja e investimeve në infrastrukturën ndihmëse dhe kulluese, ndikuan që kjo fatkeqësi të merr këto përmasa dhe më shumë se fatkeqësi natyrore kjo është një fatkeqësi politike, që e ka emrin BDI!”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *