Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Maqedonisë po kërkon edhe 5 të dyshuar për lidhjet me ISIS

Policia e Maqedonisë po kërkon edhe 5 të dyshuar për lidhjet me ISIS

10 gusht-Policia e Maqedonisë gjatë operacionit të javës së kaluar të koduar “Celula”, arrestoi 9 veta, ndërsa të dyshuar janë edhe 27 të tjerë, shumica prej të cilëve thuhet se janë në radhët e ISIS në Siri.

Policia e Maqedonisë është në kërkim të 5 shtetasve të cilët janë të dyshuar për rekrutimin e xhihadistëve për ISIS, për të cilët ka dyshime se janë në Maqedoni apo rajon dhe jo në luftimet në Siri. Ky grup prej 5 vetave është pjesë e 27 të dyshuarëve, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e fletëarrestit dhe se për ta prokuroria pretendon se ka prova për pjesëmarrjen e tyre në luftërat e huaja në kuadër të rrjetit terrorist ISIS, apo janë marrë me rekrutimin e luftëtarëve të rinj.

Policia e Maqedonisë gjatë operacionit të javës së kaluar të koduar “Celula”, arrestoi 9 veta, ndërsa të dyshuar janë edhe 27 të tjerë, shumica prej të cilëve thuhet se janë në radhët e ISIS në Siri.

MPB e Maqedonisë ka theksuar se pas arrestimeve ka pasur kërcënime masive përmes rrjeteve sociale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *