Home / Lajme / Maqedoni / Poposki: Emigrantët nuk janë keqtrajtuar

Poposki: Emigrantët nuk janë keqtrajtuar

22 gusht-Refugjatët, pjesa më e amdhe nga Lindja e Mesme, duan të arrijnë në shtetet e Bashkimit Europian. Amnesty International ka deklaruar se ata ishin trajtuar më shumë si protestues se sa si refugjatë. Maqedonia ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka mbrojtur taktikën e ndjekur nga shteti i tij për mbylljen e kufirit me Greqinë, duke theksuar se emigrantët nuk janë keqtrajtur. Nikola Poposki tha se Maqedonia e ndërmorri këtë hap për shkak se 3500 emigrantë kalonin kufirin çdo ditë.

Refugjatët, pjesa më e amdhe nga Lindja e Mesme, duan të arrijnë në shtetet e Bashkimit Europian. Amnesty International ka deklaruar se ata ishin trajtuar më shumë si protestues se sa si refugjatë. Maqedonia ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar situatën.

Poposki ka thënë për BBC-në se nuk kishte parë pamje të refugjatëve që keqtrajtoheshin, por tha se atje është bërë një “ndërhyrje” pasi situata “u përkeqësua në mënyrë dramatike”. “Në ditët e fundit ka pasur një rritje dramatike të fluksit të emigrantëve dhe numri ka arritur në 3000 apo 3500 në ditë, dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për një shtet me dy milionë banorë. Ne duhet të riforcojmë kontrollin e hyrjes së paligjshme në territorin e Maqedonisë”, ka thënë z. Poposki.

Medecins Sans Frontieres ka bërë të ditur se 10 persona janë plagosur nga gazi lotsjellës i trupave maqedone në fshatin Edomeni, afër kufirit me Greqinë..

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *