Home / Lajme / Maqedoni / Poroj: Kur ka delegacione dhjetë bagera pastaj vetëm një

Poroj: Kur ka delegacione dhjetë bagera pastaj vetëm një

26 gusht-Pikërisht në këtë vend që e shiheni tani qëndroi i pari i ekzekutivit Nikolla Gruevski dhe ishim dëshmitar se në ato çaste punohej me intensitetin më të madh. Ndonëse, sot punët në Poroj stagnojnë dhe me këtë ritëm të punëve ato gërmadha nuk mund të pastrohen as për pesë vite. Lidhur

Tetova dhe vërshimet janë një sprovë për ekzekutivin dhe për popullatën në përgjithësi.Kur ndodhin këto fatkeqësi, del se më shumë se sa duhet flitet për emergjencë, për reagim apo mosreagim, për marrjen e masave të momentit, për mënyrën se si është duke u sjellur pushteti dhe mileti.Është e vërtetë se Tetova po i kthehet normalitetit, por në këtë konteks veprimi sigurisht se ka shumë punë për tu bërë.Ne sot qëndruam në fshatin Poroj dhe, për hirë të së vërtesës duhet thënë se në gjithë ato gërmadha është duke punuar vetëm një bager dhe një kamion. Kjo nuk mjafton dhe në këtë plan sigurisht se kërkohet një mobilizim ndryshe. Vlerësojmë se në këto ngjarje kërkohet që të jemi sa më të natyrshëm dhe këto fatkeqësi mos të përdoren për fushatë vjeljesh, përkundrazi të veprojmë në rrugë opinionesh komonikuese, mbështetur në mundësi të realitetit në terren.Gjithcka gjatë përmbytjeve kishte filluar mbarë.Të gjithë ishim të një mendimi se nuk duhet hapur rrugë kaosit, por në asnjë mënyrë nuk duhet të dorëzohemi përpra zgjidhjes së problemeve vetëm në raste momenti.Pikërisht në këtë vend që e shiheni tani qëndroi i pari i ekzekutivit Nikolla Gruevski dhe ishim dëshmitar se në ato çaste punohej me intensitetin më të madh. Ndonëse, sot punët në Poroj stagnojnë dhe me këtë ritëm të punëve ato gërmadha nuk mund të pastrohen as për pesë vite. Lidhur me këtë dukuri, sot morrën prononcimin e drejtorit të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Shaban Saliu, I cili u arsyetua se sot ka mbledhje qeveria, dhe se do të vazhdojnë punimet deri sa të pastrohet tërësisht rrjedha e lumit në Poroj. “Do të kërkojmë ndihmë të caktuar nga qeveria, dhe jemi dakorduar me kryetaren e komunës së Tetovës që në këtë drejtim të rifillojnë punët me rritëm më të shpejtë deri në largimin e rërës nga ai vend. Sipas informatave që kemi në atë vend ka prej 300 deri në 500 mijë metër kub rërë, I cili është një material I madh dhe sipas analizave tona do të kenë nevojë prej 3 deri në 5 muaj deri sa të pastrohet tërësisht.Ne mendojmë që të aktivizojmë 10 makineri, jemi duke bërë analiza dhe strategji që të rregullojmë këtë punë”, tha Saliu, pa dhënë sqarime se pse pasi shkojnë delegacionet në ato vende bie ritmi I punëve.Ndryshe jo vetëm në Poroj, por edhe në shumë vende tjera, vetëm kur ka vizita punohet me rritëm të përshpejtuar, ndërsa më pas bi intensiteti I punëve. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *