Home / Lajme / Maqedoni / Posta e Maqedonisë ndihmon banorët e prekur nga vërshimet

Posta e Maqedonisë ndihmon banorët e prekur nga vërshimet

9 gusht-
Ndihma vazhdojnë të arrijnë çdo moment edhe nga qytetarët si dhe institucione e shoqata të ndryshme të vendit, përfshi edhe elementet bazike, që nga mielli, vaji, sheqeri, uji i ambalazhuar, si dhe batanije dhe veshmbathje, veçanërisht për banorët e fshatit Shipkovicë, që u prekën më se tepërmi nga vërshimet.

80 pako me ushqime, preparate higjienike dhe dezinfektuese ka ndarë Posta e Maqedonisë, për banorët e prekur nga përmbytjet në fshatin Shipkovicë, Reçicë dhe Poroj. Drejtori i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi, gjatë takimit me kryetaren e komunës së Tetovës paralajmëroi edhe javën e solidaritet të organizuar nga Postat e Maqedonisë, e cila do fillojë nga kjo e hënë, me fokus të veçantë, banorët e prekur nga përmbytjet.

“Sot përveç që erdhëm për të marr një pjesë të dhimbjes nga familjarët që kjo tragjedi ne u munduam me pako me produkte ushqimore me produkte për higjienë personale të ndihmojmë familjet e që pësuan nga kjo tragjedi. Posta e Maqedonisë ka shpallur edhe javën e humanitetit që do zgjas nga dita e nesërme e deri të shtunën, dhe të gjithë qytetarët human të Maqedonisë kudo që janë do kenë mundësi që në 330 njësi postare qofshin ato në vende rurale apo urbane, do mund të dhurojnë ndihmat e tyre në veshmbathje apo produkte ushqimore dhe të mirëmbajtjes së higjienës”, tha Fadis Rexhepi, Drejtor i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë.

Ndihma vazhdojnë të arrijnë çdo moment edhe nga qytetarët si dhe institucione e shoqata të ndryshme të vendit, përfshi edhe elementet bazike, që nga mielli, vaji, sheqeri, uji i ambalazhuar, si dhe batanije dhe veshmbathje, veçanërisht për banorët e fshatit Shipkovicë, që u prekën më se tepërmi nga vërshimet.

“Ndihma deri në këto momente ka mjaftueshëm. Kam telefonata nga shoqata të ndryshme kompani të ndryshme, çdo orë sjellin ushqime të ndryshme ujë”, tha Dashmir Sadiki, Kryetar i Shtabit të krizës.

Nga shtabi i komunës së Tetovës që menaxhon ndihmat, nuk kanë ndonjë numër të saktë se sa dhe çfarë lloj ndihmash janë mbledhur deri tani, sepse siç deklarojnë nga Shtabi i Krizës, ndihmat vazhdojnë të vijnë çdo moment nga të gjitha anët. Me rëndësi është që ndihma ka për banorët e rrezikuar nga përmbytjet, si në ushqime dhe veshmbathje, po ashtu edhe në preparate higjienike. Ndihma vijnë edhe nëpër shtabet lokale të krizave që janë hapur që nga dita e martë, nëpër fshatrat e prekura nga përmbytjet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *