Home / Lajme / Maqedoni / PPD i shkruan letër Ali Ahmetit

PPD i shkruan letër Ali Ahmetit

21 gusht-Ne jemi të bindur se Ju i veni në vend të parë interesat e popullit shqiptar në Maqedoni dhe angazhoheni që shqiptarët ta zhvillojnë demokracinë shumëpartiake mes vedi në nivel evropian dhe botëror dhe nismën tonë do ta përqafoni pa hezitim, thuhet në letrën e kreut të PPD-së dërguar Ali Ahmetit.

I nderuari zoti Ahmeti,

Në kohën kur jeni duke biseduar me partnerët e Juaj të koalicionit dhe bashkësinë ndërkombëtare përfaqsuar nga eksperti belg Vanhojt për realizimin e Marrëveshtjes së 2 qershorit të këtij viti ne si PPD konsiderojmë se është dashur të koncipohet një platformë e interesave gjithëshqiptare me qëllim që zgjedhjet e ardhëshme të 24 prillit 2016 të reflektojnë fitore, unitet, barazi dhe dashuri midis të gjitha grupacioneve politike shqiptare në Maqedoni.

Ne me keqardhje konstatojmë se një nismë e tillë nga ana e Juaj, si parti më e madhe shqiptare në Maqedoni deri më tash, mungoi dhe mendojmë se do të ishte mirë (sa ka ende pak kohë) që në një takim pune mes ekspertëve ose liderëve të të gjitha partive shqiptare në Maqedoni sa më shpejt të bëjmë të definohet agjenda gjithëshqiptare rreth këtyre pikave:
-Përpilimi i Listës unike zgjedhore,
-Ingerencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor,
-Votimi
-Modeli zgjedhor-
-Emrimi i Prokurorit special.

Nëse nuk e shihni si parti të arsyeshme se nevojitet një takim i tillë, atëherë ne si PPD (parti e cila në vitin 2001 ju mbështeti dhe Ju legalizoi si politikan) kërkojmë prej Jush, (me bindje se do të na mbështetni) ta mbështetni nismën tonë dhe partive të vogla parlamentare e jo parlamentare në Maqedoni për shndërrrimin e Maqedonisë në një njësi zgjedhore.

Ne jemi të bindur se Ju do ta përkrahni këtë nismë tonën për dy arsye:
-sepse në këtë mënyrë vota shqiptare nuk përimtësohet dhe nuk humbet, me çka fitojnë shumë shqiptarët, për çka angazhoheni edhe Ju,
-do të forcohet uniteti midis partive politike shqiptare dhe do të dobësohen apetitet nacionaliste të VMRO-DPMNE kundër interesave shqiptare.

Ne jemi të bindur se Ju i veni në vend të parë interesat e popullit shqiptar në Maqedoni dhe angazhoheni që shqiptarët ta zhvillojnë demokracinë shumëpartiake mes vedi në nivel evropian dhe botëror dhe nismën tonë do ta përqafoni pa hezitim, thuhet në letrën e kreut të PPD-së dërguar Ali Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *