Home / Lajme / Maqedoni / Prej sot paraqitja e dëmeve në bujqësi

Prej sot paraqitja e dëmeve në bujqësi

12 gusht-Afati për paraqitje do të fillojë më 12.08.2015 dhe do të zgjasë deri në datën 26.08.2015.

Lajmërim – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Lajmërohen banorët e zonave të prekura nga vërshimet në komunën e Tetovës që ndodhën më 03.08.2015, lidhur me dëmet që ka pësuar fusha e bujqësisë (fushat, pemishtet, serrat, kafshët e ngordhura shtëpiake, ushqimi i kafshëve etj) të lajmërohen në Njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Tetovë

Gjatë paraqitjes së dëmit është e nevojshme të dorëzohen dokumentet dhe të dhënat e mëposhtme:

-Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës së aplikantit
-Numri i llogarisë bankare të aplikantit
-Komuna kadastrale dhe numri i parcelave të dëmtuara
-Sipërfaqja e një ose më shumë parcelave
-Sipërfaqja e pjesës së dëmtuar
-Shkalla e dëmit
-Kultura (lloji i të mbjellurave, kafshëve shtëpiake, ushqimit të kafshëve etj)

Afati për paraqitje do të fillojë më 12.08.2015 dhe do të zgjasë deri në datën 26.08.2015.

Koordinator i Komisionit për vlerësim të dëmeve të pronës së patundur dhe të tundur në zonat e prekura nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e fuqishme në Tetovë dhe rajonin e Tetovës EJUP ALIMI

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *