Home / Lajme / Maqedoni / Prokurori Special, si do të jetë baza ligjore?!

Prokurori Special, si do të jetë baza ligjore?!

26 gusht-Partitë politike tashmë kanë hedhur disa propozime sa i përket këtij prokurori. Derisa disa parti kërkojnë ligj të ri për Prokurorin Special, VMRO-DPMNE kërkon që ky prokuror të vihet në funksion përmes ndryshimit të akteve nënligjore.

Katër partitë politike kryesore sot pritet të diskutojnë për Prokurorin Special dhe gjetjen e një kornize ligjore dhe kushtetuese për funksionimin e tij.

Partitë politike tashmë kanë hedhur disa propozime sa i përket këtij prokurori. Derisa disa parti kërkojnë ligj të ri për Prokurorin Special, VMRO-DPMNE kërkon që ky prokuror të vihet në funksion përmes ndryshimit të akteve nënligjore.
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari kërkoi ligj të ri për prokurorin publik, edhe ate përmes një ligji special.

LSDM këkroi ndryshime të ligjit për Prokurorinë Publike dhe se kjo parti ka dhënë disa propozime. Kjo parti dyshon me ligjin e ri do të shfaqen rreziqe apo përsëritje të zgjidhjeve ligjore që janë paraparë edhe me ligjin aktual. Opozita maqedonase kërkon që prokurori special të mos varet nga hierarkia e prokurorisë apo të garantohet pavarësia e tij. Partitë duhet që sa më shpejt të zgjidhin prokurorin special, i cili do të duhet të nis detyrën më 15 shtator. (

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *