Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria kineze i dhuron Qeverisë maqedonase pajisje për shpëtim në vlerë prej 230 mijë euro

Qeveria kineze i dhuron Qeverisë maqedonase pajisje për shpëtim në vlerë prej 230 mijë euro

11 gusht- Ai njoftoi se është takuar edhe me kryetaren e Tetovës dhe ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar me makineri të rënda për të pastruar rajonet që e pësuan nga përmbytjet e 3 gushtit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Republikës së Maqedonisë (DMSH), pranoi një donacion nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës.

Me këtë rast Qeveria kineze i dhuroi Qeverisë maqedonase pajisje për shpëtim në vlerë prej 230 mijë euro, si çizme, helmeta dhe materiale tjera për shpëtim.

Drejtori i DMSH-së, Shaban Saliu, në fjalën e tij theksoi se institucioni që ai drejton gjatë dhjetë viteve të ekzistencës së saj ka kryer dhe është duke kryer detyrat e saj me hapa të sigurta, duke mbrojtur dhe shpëtuar njerëzit nga fatkeqësi të ndryshme natyrore dhe të tjera. Ai në vijim të fjalës së tij falënderoi ambasadorin kinez, ndërsa shtoi se ky donacion realizohet në kuadër të bashkëpunim shumëvjeçar të DMSH-së dhe ambasadës kineze në vend.

Saliu duke veçuar se viteve të fundit DMSH është pajisur me materiale teknike me ndihmë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si rezultat i bashkëpunimeve bilaterale dhe multiralterale me vendet tjera të Evropës dhe botës, tha se: “Donacioni i sotëm nga Republika Popullore e Kinës përfshin pajisje që mund të shfrytëzohen për shumë qëllime, edhe atë për tu përballur me zjarret, shpëtimi nga ujërat, nga aksidentet e ndryshme dhe fatkeqësi të tjera”.

Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Maqedoni, Ven Jen Shun, në fjalën e tij nuk la pa përmendur përmbytjet në rajonin e Tetovës, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, si dhe familjeve që pësuan nga këto përmbytje. Ai njoftoi se është takuar edhe me kryetaren e Tetovës dhe ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar me makineri të rënda për të pastruar rajonet që e pësuan nga përmbytjet e 3 gushtit.
“Unë më datë 6 gusht takova kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi, ku u njoftova se ka nevojë urgjente për makineri të rënda për të pastruar tokën dhe për të rindërtuar shtëpitë. Kontaktova kompanitë që janë të angazhuar për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoni për të ofruar ndihmë në vendet ku është e nevojshme”, deklaroi ambasadori kinez, Ven Jen Shun.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *