Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria shpallë konkurs për drejtorin e ri të DAP, nuk dihet fati i Trajkovskit

Qeveria shpallë konkurs për drejtorin e ri të DAP, nuk dihet fati i Trajkovskit

11 gusht-Ky i fundit konsiderohej deri tani si njeriu më i afërt i kryeministrit Gruevski i cili kishte rolin e tij në vendimet e rëndësishme të pushtetit si mbyllja e televizionit A1, ndëshkimi dhe rritja e dënimeve ndaj kompanive, apo edhe vendime tjera

Qeveria ka shpallur konkurs publik për drejtor të ri të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) dhe se nuk dihet fati i drjetorit aktual Goran Trajkovski.

Ky i fundit konsiderohej deri tani si njeriu më i afërt i kryeministrit Gruevski i cili kishte rolin e tij në vendimet e rëndësishme të pushtetit si mbyllja e televizionit A1, ndëshkimi dhe rritja e dënimeve ndaj kompanive, apo edhe vendime tjera.

Përveç tij pritet të zgjidhet edhe zv/drejtori i ri pas vrasjes së Argëtim Asanit, që mbante këtë post.

Sipas portalit Plusinfo.mk, nuk dihet se a do të zgjidhet Trajkovski sërish në këtë detyrë, apo do të jetë viktimë e pushtetit të Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *