Home / Lajme / Maqedoni / Raport për gjendjen e zonave kritike të goditura nga vërshimet

Raport për gjendjen e zonave kritike të goditura nga vërshimet

4 gusht-Shtabi i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e prekura nga vërshimet sot u realizua një takim, me ç’rast u raportua mbi gjendjen faktike në pikat më kritike të prekura nga vërshimi.

Shtabi i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për punë të brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e prekura nga vërshimet sot u realizua një takim, me ç’rast u raportua mbi gjendjen faktike në pikat më kritike të prekura nga vërshimi.

Fshati Shipkovicë – është vendbanimi më i prekur nga të reshurat e mëdha të shiut të cilët arritën deri në vërshime. Deri më tani shtabi i emergjencës në këtë fshat ka konstatuar 3 persona të vdekur, kurse 1 person akoma udhëhiqet si i zhdukur për shkak se trupi i tij ende nuk është gjetur. Trembëdhjetë qytetarë janë të lënduar. 113 persona janë të evakuuar, prej 20 shtëpive prej të cilat në tërësi janë të shkatërruara, kurse të gjithë shtëpitë në fshat kanë dëme të mëdha materiale. Për shkak të defektit të sistemit të rrymës elektrike dhe furnizimit me ujë ka mungesë të rrymës dhe të ujit.

Ndihma e shpejt është pozicionuar në fshat dhe do të jetë në shërbim për 24 orë. Problem kryesor paraqet pamundësia për të punuar me mekanizëm të rëndë, kurse ekipet e Armatës dhe drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që nga orët e hershme të mëngjesit janë në kërkim të një vogëlusheje e cila rezulton si e humbur. Gjithashtu ka nevojë edhe për pastrim të pusetave të ujit dhe kanalizimit.

Reçicë e Madhe dhe e Vogël – Nga vërshime te djeshme ,1 person ka humbur jetën. Kurse janë dëmtuar 140 shtëpi, 50 automjete, 80 traktorë, 5 kamion me rimorkio. Edhe pse rruga kryesore është e pastruar, 4 rrugë të tjera janë të bllokuara. Për shkak të defektit të madh të sistemit për furnizim me ujë në Lagjen Reçicë e Madhe ka mungesë të ujit. Ekipet e EVN-së i kanë riparuar defektet në sistemin e rrymës elektrike dhe në këtë drejtim gjendja është e kënaqshme. Në moment punohet për pastrimin e rrugëve dhe shtratit të lumit i cili është i mbushur me gurë, drunj, dhe mbeturina nga vërshimet e djeshme.

Fshati Poroj – Përfaqësuesit e Shtabit të emergjencës të komunës nga ky fshat informojnë se punohet në mënyrë intensive se rruga rajonale Tetovë-Jazhincë do të jetë e hapur. Në orët e hershme të mëngjesit është punuar intensivisht në zhbllokimin e rrugëve të fshatit dhe pastrimin e terrenit nga drunjtë, gurët dhe mbeturina nga vërshimet e djeshme. Gjithashtu raportohet për dëmtime në sistemin e ujësjellësit dhe në fshat ka mungesë të ujit i cili tani për tani do të sigurohet përmes cisternave për ujë.

Rruga e Banjës – Kësaj radhe është e pakalueshme nga ana e sipërme për shkak të dëmtimeve, sipas informatave të fundit, 21 automjete janë të bllokuara në pjesën e epërme të rrugës, por njerëzit janë të evakuuar dhe jashtë rrezikut. Në pjesën urbane të Tetovës Njësia Territoriale kundër zjarrit, NPK Tetova dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë intervenuar në disa lagje më kritike si që janë Bllok 70 dhe Dereboj, ku nga bodrumet e banesave dhe shtëpive është bërë mënjanimi i ujit. Gjithashtu është intervenuar dhe sanuar gjendja në Spitalin Klinik të Tetovës ku është bërë pastrimi dhe mënjanimi i hapësirave të vërshuara nga uji, por problemi kryesor për ekipet në terren është mungesa e mekanizmit të pastrimit të rrugëve, oborreve dhe shtratit të lumit.

Komuna e Tetovës bën apel deri te qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet që të evitojnë pijen e ujit nga sistemi i ujësjellësit deri në vërtetimin e rregullsisë mikrobiologjike të tij nga organet kompetente. Gjithashtu bëjmë thirrje deri te qytetarët që të ndihmojnë në çdo formë të gjithë ata që në këto kohëra të vështira kanë nevojë për ndihmë, respektivisht familjeve të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe personave të evakuuar. Situata të këtilla kërkojnë angazhim nga të gjithë ne, me qëllim kthimin e normalitetit në komunën tonë.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë qoftë përmes donacionit , ushqimit, ujit dhe preparateve higjienike ose të marrin pjesë vullnetarisht në procesin e pastrimit të rrugëve, oborreve dhe shtratit të lumit në zonat kritike të dëmtuara nga vërshimet e djeshme mund të paraqiten në numrin 076 330 113, ose në postën elektronike cabinet@tetova.gov.mk, ose të vijnë direkt në ndërtesën e komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *