Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Monstra” do rigjykohet?

Rasti “Monstra” do rigjykohet?

23 gusht-
“Ne për momentin nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mbetet të presim Gjykatën e Apelit dhe vendimin që do marrë ajo. Kemi shuma arsye për të shpresuar për një vendim pozitiv, megjithëse këtu tek ne mund të ndodh dhe ndodh gjithçka.

Në pritje të 11 shtatorit, ditë kjo kur në Gjykatën e Apelit pritet të nis shqyrtimi i ankesave të mbrojtjes së të dënuarve, në qarqet e avokatisë mund të dëgjohet se gjykata në fjalë do të rrëzojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas në prill të vitit 2012, do të lejojë një gjykim të ri.
Në fakt, ky mendim është një lloj përsëritjeje e qëndrimeve dhe bindjes së avokatëve të angazhuar për mbrojtjen e gjashtë shqiptarëve, të cilët rreth një vit e dy muaj më parë u dënuan me burg të përjetshëm, njofton “Koha”.

Megjithatë, për dallim nga avokatët, të cilët vazhdimisht kanë bazuar mendimin dhe qëndrimet e tyre mbi mungesën e provave konkrete, alibinë e të dënuarve, fjalën e fundit të prokurores Gordana Geshkovska, që rezultoi me shumë reagime dhe vonesën e përgatitjes së aktgjykimit, qëndrimet e kohëve të fundit që mund të dëgjohen në qarqet e avokatisë shkojnë një hap më tutje, duke shprehur një siguri të plotë lidhur me rigjykimin e rastit Monstra.

Po sipas këtyre zërave, në kuadër të procesit të ri gjyqësor, në cilësinë e dëshmitarit do të paraqiten emra të rinj, që do jenë me rëndësi kruciale për të gjithë rastin, rrëfimet e të cilëve do të shkojnë në favor të të dënuarve.

Rreth tre javë para zhvillimit të seancës së Gjykatës së Apelit, mbrojtja dhe të afërmit e të dënuarve me burg të përjetshëm për masakrën e prillit të vitit 2012, janë mjaft të rezervuar dhe nuk duan të komentojnë qëndrimet ose zërat në fjalë, por njëkohësisht nuk mohojnë shpresat që u lindin me informatat e këtij lloji.

“Ne për momentin nuk kemi çfarë të bëjmë. Na mbetet të presim Gjykatën e Apelit dhe vendimin që do marrë ajo. Kemi shuma arsye për të shpresuar për një vendim pozitiv, megjithëse këtu tek ne mund të ndodh dhe ndodh gjithçka.

Për fat të keq, të afërmit kaluan në burg rreth tre vjet e gjysmë, por shpresojmë se në fund do të zbardhet e vërteta dhe ato do të dalin në liri”, thotë Bedri Ajdari, i cili ka në burg vëllain dhe dy nipër. Ai nuk ka harruar të përmend as “bombat” e Zoran Zaevit, i cili megjithëse premtoi publikimin e materialeve të përgjuara lidhur me rastin Monstra, në fund vendosi të hesht.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *