Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Monstra” do të lihet në duart e Prokurorit Special

Rasti “Monstra” do të lihet në duart e Prokurorit Special

28 gusht-Në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm janë dënuar Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Avokati mbrojtës i gjashtë shqiptarëve të dënuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovë, Naser Raufi, thotë se më 11 shtator do të kërkojë prolongim të seancës gjyqësore të Gjykatës së Apelit, të caktuar lidhur me ankesën e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për rastin “Monstra”. Në një deklaratë për “Lajm”, Raufi thotë se në seancën e caktuar më 11 shtator, do të kërkojë nga gjykatësja që rasti të prolongohet pas 15 qershorit, kur edhe duhet të zgjedhet në Prokurori Special. “Lideri i opozitës Zoran Zaev më ka premtuar se të gjitha dëshmitë që i posedon lidhur me dyshimet rreth rastit ‘Monstra’ do të ja dorëzojë Prokurorit Special që duhet të zgjedhet më 15 qershor. Për këtë arsye ne edhe do të kërkojmë që rasti të prolongohet pas 15 qershorit, sepse atëherë do të kemi më tepër dëshmi lidhur me rrethanat se si ka ndodhur vrasja e pesëfishtë. Në këtë mënyrë edhe gjykata do të jetë në situatë që të sjell vendim më meritor dhe më të drejtë për rastin. Besoj se gjykata do të pranojë kërkesën time për prolongim, sepse katër ose pesë ditë prolongim nuk luajnë kurrfarë roli”, tha për “Lajm”, avokati Raufi. Ai është i bindur se dëshmitë të cilat lidhur me rastin “Monstra” i posedon opozita do të tregojnë se dënimi i të arrestuarve është i pabazë. “Nëse politika nuk i përzien gishtat në këtë proces gjyqësor, jam i bindur se Gjykata e Apelit do të shfuqizojë dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore dhe me këtë të dënuarit në rastin ‘Monstra’ do të lirohen”, thekson Raufi. Në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm janë dënuar Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, nën akuzën se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit. Ata janë dënuar për veprën më të rëndë, “terrorizëm”.

Seanca e Gjykatës së Apelit ku duhet të shqyrtohet ankesa e mbrojtjes ndaj vendimit të Gjykatës Themelore duhej të mbahej në qershor, por u shty për 11 shtator. Vetë caktimi i datës për mbajtjen e kësaj seance, që përkon me 14 vjetorin e sulmeve terroriste në Nju Jork, ka shty shumë analistë të dyshojnë se gjykata simbolikisht po aludon se gjashtë shqiptarët e dënuar janë fajtorë për terrorizëm. Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev disa herë pat premtuar se do të publikojë “bombat” lidhur me rastin “Monstra” mirëpo pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, ka premtuar se dëshmitë që i posedon rreth këtij rasti do të ja dorëzojë prokurorit special. “Mund të ketë edhe viktima. Andaj jemi duke zhvilluar bisedime intensive me bashkësinë shqiptare që të gjejmë mënyrë t’i shmangim reagimet e këtilla. Doemos duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të vërtetës”, pat deklaruar në një intervistë Zaev, duke folur rreth këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *