Home / Lajme / Maqedoni / Rina u varros, familja e përcjell me lot në sy

Rina u varros, familja e përcjell me lot në sy

10 gusht-Raportohet se në fillim qeni i ushtrisë ka hyrë në podrum dhe nuk ka dalë nga podrumi ku kishte mbetur trupi i Rinës, menjëherë ekipet e shpëtimit kanë hyrë dhe kanë lokalizuar vendin ku qeni ka nuhatur e më pastaj e gjejnë Rinën 6 vjeçare.

Banorët e Shipkovicës në bashkëpunim edhe me ushtrinë sot kanë gjetur trupin e pajetë të Rinës 6 vjeçare e cila rezulton e zhdukur që nga dita e parë e vërshimeve. Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat tek shtëpia e kushëririt të saj, që gjendet disa shtëpi larg nga shtëpia e saj.

Raportohet se në fillim qeni i ushtrisë ka hyrë në podrum dhe nuk ka dalë nga podrumi ku kishte mbetur trupi i Rinës, menjëherë ekipet e shpëtimit kanë hyrë dhe kanë lokalizuar vendin ku qeni ka nuhatur e më pastaj e gjejnë Rinën 6 vjeçare. Pasi ekipet e shpëtimit e nxjerrin trupin e pa jetë e thirrin babain e Rinës ku ai konfirmon që është vajza e tij. Ekipet hetimore bashkë më prokurorinë e Tetovës pritet të arrijnë në vendin e ngjarjes.

Edhe zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, Marjan Josifovski, për ka konfirmuar se trupi i pajetë i Rinës është gjetur në podrumin e shtëpisë së fqinjit të saj.

“Sot rreth orës 11:30 ekipet e policisë kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës 6 vjeçare, e cila ishte e humbur që nga dita e parë e përmbytjeve, që të hënën e kaluar përfshinë fshatin Shipkovicë dhe disa vende të tjera në rajonin e Tetovës”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-tetovë.
Ndryshe Rina 6 vjeçare e gjetur sot në fshatin Shipkovicë është viktima e gjashtë nga përmbytjet e ditës së hënë, derisa mbetën të lënduar mbi dhjetëra persona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *