Home / Lajme / Maqedoni / Saiti: Më shumë ndihma për Serbinë, se sa për Tetovën

Saiti: Më shumë ndihma për Serbinë, se sa për Tetovën

6 gusht- Edhe te qytetarët ka munguar interesi për të dhuruar përmes operatorëve celularë. Për tri ditë, përmes numrave celularë të hapur, janë mbledhur shumë pak fonde në ndihmë të familjeve në Shipkovicë, Reçicë të Madhe të atë të Vogël dhe fshatin Poroj.

Autoritetet e Tetovës përballen me vështirësi në pastrimin e Tetovës dhe rajoneve të saj, të prekura nga përmbytjet.Ekipi koordinues ka kërkuar me orë të tëra, mënyrën se si të gjejë 1 700 000 denarëve për të pastruar qytetin. Kompanitë nuk pranojnë të angazhohen pasi komuna ka borxhe të papaguara. Edhe te qytetarët ka munguar interesi për të dhuruar përmes operatorëve celularë. Për tri ditë, përmes numrave celularë të hapur, janë mbledhur shumë pak fonde në ndihmë të familjeve në Shipkovicë, Reçicë të Madhe të atë të Vogël dhe fshatin Poroj. Nga Kryqi i Kuq thonë se më shumë është dhuruar për përmbytjet në Serbi. Në atë kohë, për vetëm 9 orë u mbledhur 2,2 milionë denarë, ose 40 mijë euro. Nga Kryqi i Kuq shprehen se megjithatë, ndihma e qytetarëve është e mirëpritur, dhe është për t’u vlerësuar angazhimi dhe ndihma e disa kompanive vendase që po dhurojnë ushqim, veshje, batanije, ujë, mjete higjienike dhe për dezinfektim.

Këto 13 mijë euro janë vetëm 10 % e parave që u mblodhën vitin e kaluar për Serbinë përmes telefonatave. Sa i përket pagesës së TVSH-së me çdo telefonatë, nga operatorët celularë informojnë se kanë dërguar shkresë te Ministria e Drejtësisë që këto donacione të trajtohet si me rëndësi shoqërore, pra 18 përqindëshi i tatimit, të paguhet në Kryqin e Kuq si donacion. Në xhirollogarinë e Kryqit të Kuq, deri tani janë derdhur 15 mijë euro donacione. Edhe komunat e Sarajit dhe Çairit kanë dhënë donacione për të prekurit nga përmbytjet, respektivisht nga 10 dhe 8 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *