Home / Lajme / Maqedoni / Shkup, me veturë zyrtare të ministrisë transportojnë dhe shesin pjepër

Shkup, me veturë zyrtare të ministrisë transportojnë dhe shesin pjepër

25 gusht-parashtruar pyetjen se ky ministër a po kryen punën e tij apo po merret me biznese tjera siç është shitja e pjepërve. Ai nuk shihet në afërsi të veturës, por ajo keqpërdoret nga njerëzit e tij

Vetura zyrtare e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në pazarin me shumicë të njohur si “Kvantashki” në Shkup. Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes kanë shpërndarë fotografinë ku shihet vetura zyrtare e kësaj ministrie, e mbushur me pjepër. Kjo veturë siç mësohet i takon zëvendësministrit të transportit dhe lidhjeve nga radhët e BDI-së, Nimetulla Halimi.

Ai erdhi në këtë detyrë në qershor të 2014. Disa portale kanë parashtruar pyetjen se ky ministër a po kryen punën e tij apo po merret me biznese tjera siç është shitja e pjepërve. Ai nuk shihet në afërsi të veturës, por ajo keqpërdoret nga njerëzit e tij. (INA)

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *