Home / Lajme / Rajon / Shoferi nga Gostivari dyshohet për vdekjen e dy fëmijëve në Serbi

Shoferi nga Gostivari dyshohet për vdekjen e dy fëmijëve në Serbi

10 Gusht – Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kërnjevë të Velika Pllanës, natën mes së shtunës dhe të dielës, rreth orës 2 e 20 minuta pas mesnate. Fëmijët që kanë humbur jetën kanë qenë shtetas gjermanë, njëri në moshë shtatëvjeçare kurse tjetrti vetëm disamuajsh,

Shoferi i autobusit nga Maqedonia që ka vozitur nga Gostivari për në Vjenë është i dyshuar se ka shkaktuar aksident rrugor në Serbi, në të cilin kanë humbur jetën dy fëmijë, kurse dhjetë persona tjerë janë lënduar. Policia serbe ka arrestuar shoferin 48 vjeçar, njoftuan mediume në Beograd.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kërnjevë të Velika Pllanës, natën mes së shtunës dhe të dielës, rreth orës 2 e 20 minuta pas mesnate. Fëmijët që kanë humbur jetën kanë qenë shtetas gjermanë, njëri në moshë shtatëvjeçare kurse tjetrti vetëm disamuajsh.

Fillimisht janë përplasur dy vetura, respektivisht një “Fiat” që ka lëvizur në korsinë e mesme në magjistralen Nish-Beograd ka goditur një veturë :”BMË”, poashtu me targa serbe, me çrast dy automobilat janë ndalur në korsinë ndihmëse.

Shoferi i një veture “Tojota” me targa gjermane e ka vërejtur aksidentin dhe ka ngadalësuar lëvizjen. Tragjedia ka ndodhur në momentin kur autobusi me targa të Gostivarit e ka goditur veturen me targa gjermane.

DY fëmijët që kanë qenë në veturën “Tojota” kanë ndërruar jetë në spitalin e Smederevës, kurse dhjetë personat tjerë, mes të cilëve edhe katër fëmijë, kanë kaluar me lëndime më të lehta.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *