Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e përgjakur rrëfejnë për sulmin e huliganëve maqedonas

Shqiptarët e përgjakur rrëfejnë për sulmin e huliganëve maqedonas

11 gusht-Dhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar, ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore. Prej gjithsejtë 12 personave të sulmuar 10 janë gra.

Më rëndë i plagosur është 14-vjeçari Zemri Ismaili dhe kushëriri i tij më i madh Burhan Ismaili nga fshati Batincë e Shkupit, të cilët u rrahën mbrëmë nga huliganët maqedonas “Komitët”.

Ata sot pas trajtimit në spital dhe pas ndihmës së dhënë janë liruar nga Qendra Klinike në Shkup.

Familja Ismaili është një familje e madhe në Batincë, dhe sot ata të gjithë u mblodhën për të parë fëmijët e plagosur dhe të japin çdo mbështetje për ta. Zemri dhe Burhan Ismaili mbrëmë ishin mbuluar në gjak, kur zemërimi mbi ta, të cilët thonë se ishin duke ecur në sheshin Maqedonia, kur hasën një grup të madh të huliganëve, transmeton TetovaSot.

“Unë isha në shesh, kemi dashur të ecim me kushëririn tim, papritmas pamë ndoshta njëzet persona të cilët brohorisin “Vdekje për shiptarite”. Kushëririn tim e goditen me një shishe në kokë, unë ika, por dikush më goditi, unë rashë, më rrahën me këmbë dhe me shufër metali, por shpëtova pasi dikush më i vjetër tha për të ndaluar rrahjen sepse unë jam një fëmijë, tha Zemri Ismaili.

Pas një rrahje të rëndë, mjekët, krahun e Zemriut e vënduan në gips për shkak se kocka ishte thyer. Burhani përsëri u godit me një shishe qelqi në kokë. Mjekët duhej shumë punë për ta riparuar lëndimet.

“Ishim në fontanën e sheshit, ishe duke shkruajtur në telefon, kur u shfaqen grupi me maska. Më goditën me një shishe, rashë, kam humbur vetëdijen. Pastaj u ngrita, thirra një taksi dhe shkova në Batincë. Unë nuk e di se kush ishin sulmuesit”, tha ai.

Dhjetëra banorë nga fshati Batincë e Shkupit, mbrëmë janë sulmuar fizikisht nga tifozët e Klubit Futbollistik Vardar, ‘Komitët’, të cilët të revoltuar pas ndeshjes mes Shkupit dhe Vardarit e cila përfundoi me barazim, nuk i kanë kursyer as qytetarët e pafajshëm përfshi edhe ato të gjinisë femërore. Prej gjithsejtë 12 personave të sulmuar 10 janë gra.

Në rastin e parë në sheshin Maqedonia bëhet fjalë për persona të maskuar, ndërsa në rastin e dytë në Karposht sulmuesit nuk ishin të maskuar. Po punohet mbi identitetit e tyre, është shprehur shkurt Lisa Bendevska, zëdhënës i SPB të Shkupit./

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *