Home / Lajme / Maqedoni / SHVL UÇK: Funksionarët shqiptarë harruan vlerat e luftës, vranë komandantët

SHVL UÇK: Funksionarët shqiptarë harruan vlerat e luftës, vranë komandantët

9 gusht-Janë shqiptarët ata që kërkonin përmbysjen e sistetimit monist duke e zëvendësuar me vlerat demokratike dhe duke sistemuar demokracinë me garanca të plota për liri dhe barazi të etnikumeve që jetojn në ballkan

Shoqata e Veteranëve të luftës, së fundi ka dalur me një reagim që flet për luftën e vitit 2001 dhe atë se sa ajo është respektuar nga vetë funskionarët shqiptarë. Organizata, kryetar i së cilës është Daim Hiseni, më tej kritikon ashpër funskionarët shqiptarë për harresë të vlerave të luftës, duke i akuzuar se kanë lejuar vdekjen e komandatëve.

Në vazhdim reagimi i plotë:

“KARPALLËKU

Sot dhe vite me rradhë po ndëgjojm lloj lloj gënjeshtra nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria e RM-së. Karrpallëku është dita dhe data e triumfit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare mbi forcat e erëta sllavomaqedone si pasoj e politikbërjes së keqe që asaj kohe ushtronte qeveria maqedone me ndikimin e politikës sërbe.
Në 2001-shin kur ishim në prag të 100 vjetorit të konferancës së Bukureshtit, Sërbia edhe për qind vjeçarin e ri dëshironte që maqedonia të bëhet dhe të mbetet pjesë konstituive e saj.
Ishin shqiptarët ata që shpëtuan teritorin e Dardanisë së lashtë, tokën ku jetojnë: Dardanët, Peonët, Linkestët dhe pjesë të fiseve të ndryshme Ilire. Këta ministra dhe qeveritarë të cilët deklarojn para qytetarëve se këta e shpëtuan Maqedoninë janë gënjeshtar klasik. Këta e shitën e maqedoninë, ose më mire thënë ia falen Sërbisë. Arsyeja e vetme ishte deklarata e tyre se nuk donin dhe nuk duan bashkjetesë me shqiptarët, janë kundër euro ingrimeve dhe kundër NATO-së. Ata dëshirojn të mbeten nën ombrellën Ruse..
Përbërja rezerve e njësive të ministries së punëve të brendëshme (branitellat) u zotuan dhe u betuan se do të mbrojnë rendin kushtetues. Atë kushtetutë e cila pësoi ndryshime në Ohër dhe po ato ndryshime i pranuan dhe janë të detyruar ti mbrojnë dhe zbatojnë po të njëjtët politikanë dhe funkcionar të qeverisë maqedone.
Kur do të vijë dita dhe pse këta zotërinj nuk pranojn edhe pas 14 viteve të bisedohet se çaka në realitet ishte 2001-shi. Ishte luftë, konflikt ose thjeshtë krizë politiko ushtarake në Maqedoni. Pse nuk i tregojn popuillatës haptaz se 2001 ishte një luftë mes një ushtrie dhe populate e cila ishte kundër sistemit monist komunist, kundër diskriuminimit dhe padrejtësive që ndër dekada ishin ushtruar mbi popullatën shqiptare nga politika slave. Një luftë e cila dëshironte të garantoj paqën dhe të pengoj egzodin ndaj populates shqiptarem të ndaloj dhunën sërbo-maqedone që me mbështetjen ruse e ushtronin mbi popullatën shqiptare.
Janë shqiptarët ata që kërkonin përmbysjen e sistetimit monist duke e zëvendësuar me vlerat demokratike dhe duke sistemuar demokracinë me garanca të plota për liri dhe barazi të etnikumeve që jetojn në ballkan.
SHVL UÇK kritikon ashpër funkcionarët shqiptarë të cilët jo vetëm që nuk bënë asgjë për ruajtjen e vlerave të luftës, por ata shkuan aq larg sa që u distancuan duke u turpëruar nga pjestarët e UÇK-së, duke lejuar edhe vrasjen (eliminimin fizik) të një pjese të tyre.
Edhe pse me konventa ndërkombëtare kërkohet rehabilitim 4 vjeçar për popullatën e përfshirë në kryengritje të armatosur, qeveria e maqedonisë nmuk garantoi as 1 diutv të vetme për rehabilitimin e këtyre djemave.
Pas vitit 2002 në sipërfaqe dolën politikanët e dështuar, biznismenët mafioz dhe këta dy grype filluan të kërkojn ushtar të manipuluar për të formuar trekëndëshin ditaktik të tyre me të vetmin qëllim të vijn në pushtet dhe të grabisin nga të mirat e qytetarit. LSDM-aja dhe VMRO-ja dërguan satelitët e tyre në rradhët e BDI-së duke hudhur mjete material dhe duke blerë funkcione dhe drejtori. Sot pas sa viteve edhe popullata e ka të qartë se cilët njerëz janë të koruptuar, që janë banda mafioze në bashkpunim me nëntokën dhe që punojn kundër interesave të popullit të tyre.
Ky shtet nuk e ka jetën e gjatë me këtë garniture të politikanëve. Pakënaqësitë e kanë aritur kulmin. Ky shtet patjetër të ndryshoj konceptin e tij nëse dëshiron të garantoj sigurinë për popullatën e saj.
SHVL UÇK është në fazën përgatitore të kuvendit të saj. Presim të mësojm dhe ndëgjojm raportin vjetor dhe keqpërdorimet e bëra. Presim të ndëgjojm reagimet dhe pakënaqësitë e shprehura nga ushtarë dhe ushtarak nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së.
Shpresojm se kungulli i kungujve nuk do të shkoi gjithmon mbi ujë.

SHVL-UÇK
Daim HISENI”

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *