Home / Lajme / Maqedoni / Sllupçani bojkoton ceremoninë e vendosjes së kurorave në memorial

Sllupçani bojkoton ceremoninë e vendosjes së kurorave në memorial

13 gusht-Kështu ky banorë i Sllupçanit flet për të arriturat e BDI-së dhe Marrëveshjen e Ohrit. Në të njëjtën linjë ishin edhe bashkëfshatarët e tij të cilët kujtojnë edhe vizitën e parë të Ahmetit në këtë fshatë pas përfundimit të luftimeve në Sllupçan 2001.

“Unë po flas pak, Po nuk po më lë ndërgjegjja me fol, kam mbledhur 5 mijë euro për këta vogëlushët. Kam mbledhur 5 mijë euro, i dorëzova edhe askush nuk bëri asgjë, vetëm këto shtyllat u vendosën dhe nuk ndërtuan asgjë. I mblodhëm 5 mijë euro, humbën paratë, këta vogëlushët ende po na i hanë qenët. Unë tash nuk kam fëmijë, por për këta po mundohem. Çka ka bërë Ali Ahmeti për këtë fshat. Njerëz të burgosur, njerëz të vrarë, vritet njeriu askush nuk merr përgjegjësi. Çka mundet të ketë këtu, vritet njeriu kush e di se ku, shkojnë i marrin shqiptarët i fusin në burg!”, u shpreh një banor i fshatit Sllupçan.

Kështu ky banorë i Sllupçanit flet për të arriturat e BDI-së dhe Marrëveshjen e Ohrit. Në të njëjtën linjë ishin edhe bashkëfshatarët e tij të cilët kujtojnë edhe vizitën e parë të Ahmetit në këtë fshatë pas përfundimit të luftimeve në Sllupçan 2001.

“Kur ka ardhur Aliu për herë të parë në Sllupçan, edhe atij nuk ia ka marrë mendja se Sllupçani është kaq i shkatërruar. Kur erdhi tek ne na tha kështu: Unë nuk kam besuar se kështu I ka ndodhur Sllupçanit, por po ua jap besën, do ta bëjë Sllupçanin ‘oazë’, kështu na ka thënë, por asgjë nuk është realizuar”.

“Unë pa shkollë jam, unë të isha në funksion diçka kisha lëvizur, ose në burg ose e kisha lënë punën”.

“Asnjë kaçorre nuk është bërë, kanalizim këtu nuk kemi, ujë nuk kemi, rrugë nuk kemi. Ja ku kanë mbetur shtyllat e çerdhes së fëmijëve, e kemi nisur vetë, dhe kështu ka mbetur. Një foshnjore nuk e kanë ngritur, nga dy kilometra ecin në këmbë fëmijët parashkollor, qenët i hanë shpesh herë”.

Sllupçanin sot e vizituan edhe zyrtarë të BDI-së. Shkuan tek varrezat e dëshmorëve për ti nderuar ata në përvjetorin e 14 të marrëveshjes së Ohrit. Ishin 4 ministra të kryesuar nga zv/kryeministri Musa Xhaferi.

“Sot tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan të komunës së Likovës u përkulën disa nga zyrtarët më të lartë të BDI-së, por për dallim nga vitet e kaluara këtë vit nuk kishte prezent asnjë nga banorët e Sllupçanit por edhe të fshatrave të tjerë përreth”.

“Në fakt ne si pjesë e Qeverisë këtë e bëjmë në mënyrë protokollare. Është nën organizimin e pushtetit vendor, shoqatave dhe i bëjmë apel të gjithë popullatës që ta shndërrojnë në një ditë tradicionale dhe të respektojnë vendin këtu, dëshmorët dhe kjo do të jetë frymëzim i gjeneratave të reja”, deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Xhaferi shprehet se MO-ja na mundëson që më shpejtë të integrohemi në familjen evropiane.

“Dinamika e jetës kërkon përherë më shumë, standarde të reja por pikënisja dhe korniza e Marrëveshjes së Ohrit është dëshmuar që është një marrëveshje model evropian për pajtimin e brendshëm këtu që ne mundësisht të integrohemi sa më shpejtë në familjen evropiane”, tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër.

Ndryshe edhe pse pritej që sot të publikohet analiza mbi implementimin e MO-së një gjë e tillë nuk ndodhi. Xhaferi ka paralajmëruar se për këtë qëllim do të organizohet një konferencë e veçantë gjatë kësaj vjeshte. Vetëm për këtë analizë sekretariati për implementimin e MO-së ka shpenzuar 100 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *